Ministri i Jashtëm gjerman viziton Otavën, bisedime mbi sigurinë dhe teknologjinë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul do të vizitojë sot Kanadanë, gjatë një ndalese në Otavë, në kuadër të udhëtimit të tij për pjesëmarrjen në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork.
Në Otavë, Wadephul do të zhvillojë takime të veçanta me ministren e Jashtme kanadeze Anita Anand, ministrin e Mbrojtjes David McGuinty dhe ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare, Maninder Sidhu.
Sipas një zëdhënëseje të Ministrisë së Jashtme gjermane, bisedimet do të përqendrohen te forcimi i bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje, si edhe te teknologjitë e reja, me synimin për të krijuar një partneritet strategjik afatgjatë mes Gjermanisë dhe Kanadasë.
Këtë vit, Gjermania dhe Kanadaja shënojnë 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Në bisedime pritet të përfshihet edhe propozimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e Bashkimit Evropian.
Von der Leyen ka përmendur si fusha të mundshme të bashkëpunimit më të ngushtë teknologjinë, prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes, inteligjencën artificiale dhe politikat për Arktikun.
Kryeministri kanadez, Mark Carney ka thënë se është i hapur ndaj idesë së një forme të veçantë anëtarësimi në BE për Kanadanë, pavarësisht kundërshtimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Lexo edhe
BOTA
Mitsotakis: Po dialogut me Turqinë, jo veprimeve të njëanshme

Presidenti i Serbisë, Vuçiç bën njoftimin e rëndësishëm nga New York-u: Të dielën jap dorëheqjen! Do të bisedoj dhe me Putinin

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

“Do t’ua dërgoj familjarëve”/ I mori 15 mijë euro dhe e kërcënoi me fotot nudo, shqiptari përfundon në polici

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin





