Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

Henry Rice, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili i mbijetoi një sulmi të shmangur për pak nga një silur, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Rice, nga Cranleigh në Surrey të Anglisë, shërbeu si sinjalizues në anijen luftarake HMS Eastway gjatë zbarkimit të forcave aleate në Normandi. Ai mbërriti në plazhin Juno pesë ditë pas Ditës D, më 6 qershor 1944.
Për kontributin e tij, ai u nderua me medaljen franceze Legjioni i Nderit. Rice kishte bërë thirrje që shkollat t’u mësojnë fëmijëve më shumë për zbarkimin e Normandisë, duke paralajmëruar se “bota është e rrezikshme në këtë moment”.
Një përfaqësues i organizatës bamirëse Spirit of Normandy Trust, e cila mbështet veteranët, e përshkroi Rice si një person me karakter të veçantë dhe me një buzëqeshje lozonjare që e bënte të dashur për këdo që e takonte. Në një intervistë për BBC-në, Rice kishte thënë se rikthimi në Normandi për një ceremoni përkujtimore në qershor të këtij viti kishte “kuptim gjithçka” për të.
“Kam pasur një jetë të mrekullueshme”, ishte shprehur ai.
Duke folur për veteranët që kanë ndërruar jetë, Rice kishte treguar se përpiqej të mos mendonte shumë thellë për humbjen e tyre, megjithëse emocionet e kaplonin kur ishte vetëm.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO nga momenti/ E shpallën të vdekur dhe e vendosën në arkivol, vajza zgjohet gjatë ceremonisë mortore

“Burrat e familjes Trump janë narcistë”, mesazhet sekrete të Kimberly Guilfoyle. Skandalet tronditin familjen presidenciale

Armëpushimi energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës dështon brenda 24 orëve, Zelensky sfidon Trumpin

Gati Lufta e Tretë Botërore? Komandanti i NATO-s paralajmëron: Jemi gati!

VIDEO/ Gruaja i hedh helm bashkëshortit në ushqim. Si e zbuloi burri gjatë darkës në restorant





