EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje
Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku i dënuari Dritan Ymeri dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë së...

Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku i dënuari Dritan Ymeri dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë së burgjeve.
Ymeri, i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e mjekut Ilir Aliaj në Shkodër, dyshohet se e ka goditur gardianin fillimisht me grushte dhe më pas me një bombol të vogël gazi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, gjatë turnit të tretë. Punonjësi i policisë së burgjeve, i identifikuar me inicialet A. B., ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për incidentin dhe as nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat në të cilat ndodhi sulmi.
Dritan Ymeri është personi që u dënua me 18 vite burg për vrasjen e mjekut Ilir Aliaj, ngjarje e ndodhur në Shkodër më 30 korrik 2017. Viktima dhe autori ishin fqinj dhe konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të disa punimeve që mjeku po kryente në banesën e tij.
Sipas dosjes së hetimit, mosmarrëveshjet kishin të bënin me rehabilitimin e shkallëve të godinës trekatëshe ku banonin të dy. Ymeri kundërshtonte punimet dhe natën e ngjarjes kishte shkuar në vendin ku ato po kryheshin, duke nisur t'i prishte.
Zhurma e krijuar zgjoi mjekun Ilir Aliaj, i cili doli për t'i kërkuar llogari fqinjit të tij. Debati mes tyre u përshkallëzua dhe Ymeri e qëlloi mjekun dy herë me pistoletë. Njëri prej plumbave e goditi në zonën e syrit dhe i shkaktoi dëmtime fatale në tru, ndërsa plumbi tjetër e kapi në këmbë.
Sipas prokurorisë, vrasja ndodhi në prani të familjarëve të mjekut. Pas të shtënave, Ymeri u largua nga vendngjarja, por disa orë më vonë u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës.
Gjatë procesit gjyqësor, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 20 vite burgim. Nga ana tjetër, Ymeri kërkoi rrëzimin e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes. Në përfundim, gjykata vendosi dënimin e tij me 18 vite burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Më 28 Nëntor, në ring për t’u shpallur kampion bote/ Boksieri Nelson Hysa zotohet: Do të fitoj

Denis Shabani emërohet drejtues i Degës Doganore Tiranë

“Nëna e Revolucionit”/ 80-vjeçarja që kërkon dorëheqjen e Ramës jehonë në tv prestigjioz amerikan

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet efektivin

Përplasje te Kryeministria / Policia zhvendos protestuesit nga bulevardi





