BOTA

Një qytetërim më i vjetër se piramidat po rishkruan historinë e Amerikës

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 10:50

Një qytetërim më i vjetër se piramidat po rishkruan

Një seri kanoesh mijëra-vjeçare po nxirren nga fundi i një liqeni në Madison, duke nxitur një interes të ri për kulturën indigjene.

Dr. Amy L. Rosebrough nuk do ta harrojë kurrë momentin kur mori telefonatën. Ishte një e shtunë me diell në qershor 2021 dhe arkeologia ndodhej në shtëpinë e saj në Madison, kur zhytësja Tamara Thompsen, kolegia e saj në Wisconsin Historical Society, e telefonoi dhe i tha: “Hej Amy, hajde në varkë me mua… gjeta diçka.”

Thompsen dhe një zhytës tjetër po eksploronin Lake Mendota. Pikërisht kur partneri i saj sinjalizoi se niveli i oksigjenit ishte i ulët dhe duhej të ktheheshin, Thompsen “pa poshtë dhe zbuloi se ishte drejtpërdrejt mbi një kanoe të fundosur të gdhendur nga një trung i vetëm”, kujton Rosebrough.

“Menduam se mund të ishte – nëse do të ishim jashtëzakonisht me fat – 300 vjet e vjetër,” tha ajo. Në fakt, rezultoi 1,200 vjeçare. “Të gjithë mbetën pa mend.” Ata menduan se ishte një zbulim unik. Por gabuan sërish. Në vitin 2022, një kanoe e dytë e nxjerrë nga fundi i liqenit rezultoi 3,000 vjeçare. Që atëherë janë zbuluar edhe 14 kanoe të tjera parahistorike nga thellësitë e Liqenit Mendota, përfshirë gjashtë në vitin 2025– dhe datimet me radiokarbon tregojnë se më e vjetra është 5,200 vjeçare. Nga 16 kanoet e zbuluara deri tani, më e reja është 700 vjeçare.

Sipas Shoqatës Historike të Wisconsin-it, kjo do të thotë se më shumë se 4,000 vjet para se evropianët e parë të mbërrinin në këto brigje dhe 400 vjet para ndërtimit të Piramidat e Gizës, popujt indigjenë e quanin këtë tokë shtëpi.

“Sa shpesh të ndodh të prekësh diçka 1,200 vjeçare?” tha Bill Quackenbush, i pranishëm kur kanoja e parë u nxor në breg. Quackenbush është zyrtar për ruajtjen historike fisnore dhe menaxher i burimeve kulturore për Ho-Chunk Nation, të cilët besohet se mbërritën në rajon midis viteve 500–1200 e.s.

Sipas tij, zbulimi i këtyre kanoeve të lashta po i ndihmon anëtarët e fisit Ho-Chunk të kuptojnë më mirë se si popujt indigjenë të hershëm lundronin në këtë territor. Ai ka frymëzuar gjithashtu aktivitete të reja, ekspozita muzeale dhe ture të zgjeruara udhërrëfyese të Ho-Chunk, që po i ndërgjegjësojnë vizitorët për historinë e pasur indigjene të Madison-it.

E kaluara indigjene e Madison-it

Tokat stërgjyshore të Ho-Chunk shtriheshin dikur në të gjithë Wisconsin-in qendror dhe Illinois-in verior. Që nga zbulimi i kanoeve, arkeologët dhe kombet indigjene të Wisconsin-it besojnë se fshatra ishin vendosur rreth liqeneve të rajonit shumë kohë para mbërritjes së Ho-Chunk dhe se përdornin një rrjet shtigjesh tokësore. Kanoet e forta dhe të rënda të gjetura në Liqenin Mendota ishin të ngjashme me ato që Ho-Chunk përdorën më vonë për peshkim dhe tregti. Ekspertët besojnë se banorët e hershëm i lanë ato që të përdoreshin nga fise të tjera. Rosebrough i krahason me “stacione të lashta biçikletash elektrike”.

Kolonët e bardhë të përhershëm mbërritën në fund të shekullit XVIII dhe, pas Luftës së 1812-s, SHBA detyroi traktate dhe zbatoi disa dëbime të Ho-Chunk midis viteve 1820–1860.

Sot, Ho-Chunk janë të ndarë në dy zona gjeografike dhe njihen nga qeveria amerikane si dy kombe të veçanta. Njëri prej tyre fitoi një rezervat në Nebraska dhe njihet si Winnebago Tribe of Nebraska. Tjetri u lejua të qëndrojë në Wisconsin pa rezervat dhe njihet si Ho-Chunk Nation.

Quackenbush thotë se praktika e ndërtimit të kanoeve nga trungje të gdhendura ishte “humbur, në aspektin e dijes, brenda fisit tonë”, pasi shumë Ho-Chunk u zhvendosën me forcë nga rajoni i Liqeneve të Mëdha.

Që nga zbulimi i kanoeve, fisi është frymëzuar ta rikthejë këtë njohuri.

Në vitin 2022 ata nisën një aktivitet vjetor në qershor, Ho-Chunk Nation Dugout Canoe Journey, i hapur tashmë për publikun përgjatë rrugëve ujore stërgjyshore. Kanoet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ribashkimin e dy fiseve Ho-Chunk.

“Ne ndihemi të shkëputur nga tokat tona amtare, për shkak të dëbimeve dhe gjithçkaje që kemi kaluar,” tha Sunshine Thomas-Bear nga Winnebago Tribe of Nebraska. Ajo e sheh zbulimin e kanoeve dhe lundrimet vjetore si një mundësi për shërim dhe rritje të ndërgjegjësimit kulturor. “E ndjeva që më në fund ishin kthyer në shtëpi.”

Një ringjallje turistike

Ho-Chunk shpresojnë që zbulimi i kanoeve të lashta dhe lundrimi publik do të rrisin ndërgjegjësimin për historinë e tyre në Madison. Kanoja e parë e nxjerrë nga Liqeni Mendota do të ekspozohet kur të hapet Qendra e re e Historisë së Wisconsin-it në vitin 2027.

Përtej Liqenit Mendota, paraardhësit Ho-Chunk kanë lënë gjurmë përmes një koleksioni të madh tumash figurative (effigy mounds), të përdorura për mbledhje, rituale dhe varrime, me të paktën 4,000 që mbeten në gjithë Wisconsin-in.

Rreth 200 prej tyre mund të vizitohen në Madison, përfshirë ato në terrenet e University of Wisconsin–Madison, e cila ofron turin First Nations Cultural Landscape Tour.

Projekti Mapping Teejop i universitetit ofron gjithashtu ture vetë-udhëzuese në zonë.

Pas një dite me kanoe dhe eksplorim tumash, vizitorët mund të ndalen për të ngrënë në restorantin Tall Grass në Madison Museum of Contemporary Art, i drejtuar nga shefja Ho-Chunk Elena Terry.

Ndërsa këto kanoe të lashta vazhdojnë të zbulohen, ato kujtojnë se historia e popujve indigjenë në SHBA ende po shkruhet dhe madje po rizbulohet.

“Ne ende kemi aspekte të kulturës sonë,” tha Quackenbush, “dhe kemi dëshirë të rikthejmë atë që kemi humbur.”/Marrë nga BBC, përshtati në shqip Piranjat News

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?