Policia shkoi për ta arrestuar, hajduti vdes në “krye të detyrës”

Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Lodit, në Itali, pasi pësoi arrest kardiak gjatë një ndërhyrjeje të karabinierëve. Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Efektivët ndërhynë rreth orës 04:30 të së dielës, më 11 tetor, pas njoftimeve nga disa banorë, të cilët raportuan se një burrë ndodhej mbi murin rrethues të një vile, ku dyshohet se kishte përfunduar pas një tentative për vjedhje.
Sipas raportimeve, 39-vjeçari kishte mbetur i bllokuar mbi mur dhe po sillej në mënyrë të pakontrolluar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Vittime della Violenza”. Burri ishte i njohur më parë për forcat e rendit.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, karabinierët e ndihmuan të zbriste nga muri rrethues dhe më pas e mbajtën të palëvizshëm për të shmangur rrezikun që të lëndonte veten, pasi ai vazhdonte të bërtiste dhe të përpëlitej.
Gjatë ndërhyrjes, 39-vjeçari pësoi arrest kardiak. Karabinierët tentuan menjëherë ta reanimonin, duke përdorur defibrilatorin që ndodhej në një automjet të patrullës së policisë, e cila kishte mbërritur për t'u ardhur në ndihmë. Në përpjekjet për t'i shpëtuar jetën morën pjesë edhe disa dëshmitarë.
Burri u transportua më pas në spital, ku qëndroi i shtruar në gjendje të rëndë deri në vdekjen e tij, e cila ndodhi paraditen e së hënës, më 12 tetor.
Prokuroria e Lodit po mbledh dëshmitë e karabinierëve që morën pjesë në ndërhyrje, si dhe regjistrimet e telefonatave të bëra në numrin e emergjencës 112. Gjithashtu, është urdhëruar kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 39-vjeçarit. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Mbretëria e Bashkuar dërgon avionë për mbrojtjen ajrore në Arabinë Saudite

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

BE-ja kërkon masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale, synon objektivin prej 1,5°C

Bashkimi Evropian hap kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë për anëtarësimin në Union

FMN: Ekonomia globale rritet me 3%, inteligjenca artificiale bëhet motori i rritjes





