Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
BOTA

“Raportet tona, kurrë më të mira”, Trump i dhuron Xi Jinping një shqiponjë të SHBA-së

P
Piranjat25 September 2026, 15:15 · 3 min lexim
“Raportet tona, kurrë më të mira”, Trump i dhuron Xi

Një banket madhështor u shtrua në Shtëpinë e Bardhë në nder të presidentit kinez Xi Jinping. Të dy liderët shfrytëzuan atmosferën e ngrohtë festive të mbrëmjes për të lëvduar raportin e tyre, teksa e përshkruan takimin si një kapitull të ri miqësie mes dy vendeve.

“Po shohim dëshmi të marrëdhënies së gjatë dhe të çmuar mes dy vendeve tona, diçka vërtet e jashtëzakonshme. Por shohim shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ashtu siç bënë paraardhësit tanë, të cilët shekuj më parë shtrinë dorën përtej oqeanit për të tregtuar, për të mësuar dhe për të ndërtuar një botë më të mirë. Ne sot po bëjmë të njëjtën gjë, dhe për këtë, jemi shumë krenarë. Duke punuar së bashku, presidenti Xi dhe unë kemi bërë përparime të jashtëzakonshme për çështjet me të cilat përballen vendet tona. Gjatë vizitës sime të fundit, në maj, krijuam Bordin e Tregtisë. Është një mekanizëm krejt i ri dhe ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, me ekipet tona që punuan për të nxitur një marrëdhënie tregtare më të ekuilibruar”, u shpreh Trump.

Xi tha nga ana e tij se të dyja vendet “duhet të veprojnë si fuqi të mëdha të përgjegjshme për t’iu përgjigjur pritshmërive të popujve tanë”, ndërsa Trump ngriti një dolli për një të ardhme me “harmoni, paqe dhe sukses”. Në fund, presidenti amerikan i dhuroi homologut kinez statujën e një shqiponje kokëbardhë, simboli i SHBA-së. “Nuk kemi shkuar kurrë më mirë me njëri-tjetrin,” tha Trump.

Por analistët politikë janë më gjakftohtë në grafinë që i bëjnë kësaj vizite. Ata thonë se ndalesa e parë e Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara që prej 2015-tës nuk solli ndonjë përparim të qënësishëm për çështjet më urgjente. Përveç zgjatjes me dy muaj të atij që mund të konsiderohet një lloj “armëpushimi” në mosmarrëveshjet tregtare dhe angazhimit për të pezulluar deri më 10 janar tarifat e larta ndëshkuese dhe kufizimet e eksportit, nuk u njoftuan zhvillime të rëndësishme sa i takon temave delikate si inteligjenca artificiale, statusi i Tajvanit, ndikimi i Kinës në Iran dhe mbështetja kineze për Rusinë në luftën në Ukrainë.

Mosmarrëveshjet mes SHBA-së dhe Kinës mbeten të shumta, nga tregtia dhe çipat deri te Tajvani, Irani dhe lufta në Ukrainë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.