EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
NJU JORK– Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”. Sipas E.Jean Carroll, madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”.
Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi Carroll të mërkurën në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.
“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.
Ndërsa ajo u ul në bankinë ku shpesh u përlot, nga larg zoti Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.
“Kjo është një histori mashtruese & false – Gjueti Shtrigash!”, shkruajti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Komentet e tij e shtynë gjykatësin që të paralajmërojë avokatët e zotit Trump se ai mund t’i sjellë kështu vetes probleme të mëtejshme ligjore. Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.
Gjyqi vjen ndërsa ish-presidenti po kërkon të marrë sërish nominimin republikan për të kandiduar për president, dhe disa javë pasi u vetëdeklarua i pafajshëm për akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me të.
Carroll, ish-autore 79 vjeçare e artikujve ku jepte këshilla, ishte pothuajse në rolin e dëshmitares. Pasi qau duke u thënë anëtarëve të jurisë se “të kem mundësinë të shfaqem në gjykatë do të thotë gjithçka për mua”, ajo e mblodhi veten me shpejtësi dhe nuk pranoi të bënte pushim.
“Nuk do të rri këtu duke qarë dhe të humbas kohën e të gjithëve”, tha ajo.
Carroll dëshmoi se u shkëmbye me zotin Trump tek dyert rrotulluese të dyqanit luksoz Bergdorf Goodman në mbrëmjen e një të enjteje në pranverën e vitit 1996. Në atë kohë, ajo po shkruante për revistën Elle, pasi kishte shkruar më parë edhe për emisionin e humorit “SNL”. Në atë kohë, Trump ishte manjat i pasurive të patundshme dhe i njohur në rrethet sociale të Nju Jorkut.
Ajo tha se ai i kërkoi këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një grua, dhe se ajo ndihmoi me kënaqësi. Si një shkrimtare që ofronte këshilla, të merrte kërkesë nga zoti Trump për ta ndihmuar me dhuratat “ishte një mundësi e mrekullueshme”, dhe Carroll mendoi se kështu do të dilte edhe me një histori argëtuese, tha ajo.
Ajo dëshmoi se pati sugjeruar një kapele, por se ai kishte anuar tek të brendshmet, dhe se shumë shpejt filluan të bënin humor për të brendshmet. E argëtuar dhe flirtuese, ajo vazhdoi lojën, duke qeshur edhe kur ai mbylli derën e dhomës së veshjes, ndoshta madje edhe kur e shtyu drejt murit.
Por në vazhdim, ai e përdhunoi, megjithë refuzimin e saj. Ajo arriti më në fund ta shtyjë me gjunj dhe u largua.
Zonja Carroll tha se për dekada të tëra, ajo u tregoi vetëm dy shoqeve pasi kishte frikë se zoti Trump do të hakmerrej, pasi ajo mendonte se ishte faji i saj dhe sepse mendonte se shumë njerëz fajësojnë viktimat e përdhunimit për atë që u ndodhi.
Ish-Presidenti Trump, 76 vjeç, ka thënë se nuk ka qenë në dyqan me zonjën Carroll dhe se nuk kishte dijeni se kush ajo ishte në momentin kur e bëri këtë histori publike për herë të parë.
Zonja Carroll pritet ta vazhdojë dëshminë edhe gjatë të enjtes, kur avokatët e zotit Trump do të kenë ndoshta mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje.
Në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA, Joe Biden do të përballet me kandidatin republikan, i cili ndoshta do të jet...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i anuloi aktivitetet e fushatës të kësaj të mërkure me këshillën e mjekëve. Kjo p...
KOSOVË- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës përcolli të hënën kandidaturën e Kosovës për...
SHBA- Jack Teixeira, 21-vjeçari që publikoi një sërë dokumentesh të klasifikuara të Pentagonit dyshohet se ka ende akses ...
"Të paktën 55 emigrantë u mbytën në një anije tragjike të mbytur në Libi të martën." Lajmi u njoftua në...
Një gazetar ukrainas që punonte me gazetën italiane La Repubblica u vra nga goditja me snajper në jug të Ukrainës dhe një k...
Në Kroaci kanë arritur 19 persona të plagosur, të shoqëruar nga familjarët e tyre nga Ukraina. Atyre u është siguruar ...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi më 25 prill se do të garojë për një mandat të dytë presidencial, teksa shum&e...
Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian, tha të mërkurën se Rusia shfrytëzon ndikimin e saj...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike "të gjatë dhe ...