Shembet çatia e një supermarketi në Korenë e Jugut, 38 persona të plagosur

Paniku shpërtheu në qytetin e Koresë së Jugut, Daegu, të shtunën në mëngjes kur çatia e një supermarketi u shemb. Nga kjo ngjarje mësohet se plagosen 38 persona.
Incidenti ndodhi rreth orës 10:16 të mëngjesit sipas orës lokale në zonën Gwaneum-dong, ndërsa brenda dyqanit ndodheshin 66 klientë, të cilët arritën të shpëtonin vetë. Sipas autoriteteve lokale, të gjitha lëndimet përshkruhen si të lehta, ndërsa nëntë persona u dërguan në spital.
Nuk është raportuar për vdekje. Presidenti Lee Jae-myung u informua për incidentin dhe urdhëroi autoritetet të bënin çdo përpjekje për të trajtuar situatën.
Kryeministri Han Seong-sook bëri thirrje gjithashtu për mobilizimin e të gjithë personelit dhe pajisjeve të disponueshme, si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor për të plagosurit. Shkaqet e sakta të shembjes mbeten të panjohura dhe do të hetohen nga autoritetet kompetente.
Lexo edhe
BOTA
Pas kritikave të Trump, Zelensky del “me ofertë”: Ukraina ndalon sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Moska ndal goditjet ndaj infrastruktur...

Trump njofton marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës: Hyn në fuqi menjëherë

Deklaratë e fortë nga Britania/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Sulmet në Riad, anulohen fluturimet drejt Arabisë Saudite

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Tragjedi në ujërat mes Xhibutit dhe Jemenit, të paktën 109 emigrantë të vdekur dhe mbi 116 të zhdukur

Protestat “pushtojnë” Francën/ Popullariteti i Macron arrin nivelin më të ulët që nga 2017-a, humbasin terren edhe Bardella dhe Le Pen...

Marrëveshja e naftës me Rusinë, republikanët kundër Trump: Ta bllokojmë...





