Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Situata në veriun e Kosovës duket e qetë të shtunën një ditë pasi grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Zhvillimet nxitën tensione me Serbinë e cila ngriti shkallën e gatishmërisë së trupave ushtarake si dhe reagimin e ashpër të diplomacisë perëndimore e cila dënoi veprimet e autoriteteve të Kosovës.
“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë” shkroi të shtunën në rrjetete sociale kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, “të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”,
Policia hodhi gaz lotsjellës të premten në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë grupet e serbëve lokalë që hodhën gurë e shashka mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine. Policia tha se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve. Po Ashtu pati dëmtim makinash të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç urdhëroi trupat serbe të viheshin në "gjendje të lartë gatishmërie" dhe lëvizjen e tyre drejt kufirit me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Ai mblodhi të shtunën Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilin u tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s “nuk e kanë kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Presidenti serb kritikoi të premten mbrëma vendet perëndimore se po dënojnë veprimet e Prishtinës, “por vetëm pasi shqiptarët arritën të kryejnë atë që kishin vendosur”.
Të shtunën i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, arriti në Kosovë për takime me udhëheqës të qeverisë, forcave paqeruajtëse të NATO-s, EULEX-it dhe serbëve lokalë për të diskutuar për situatën.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, shkroi ai duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar menjëherë marrëveshjet e arritura.
NATO-ja u bëri thirrje institucioneve të Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatën në veri. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se aleanca u bën thirrje “të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë syçelë dhe të ofrojë mjedis të sigurt”.
Një muaj më parë autoritetet e Kosovës organizuan zgjedhjet për kryetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri me gjithë refuzimin e subjekteve politike serbe që të marrin pjesë në proces pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës dhe zyrtarët në Beograd kundërshtojnë rezultatin e këtij procesi zgjedhor.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.
Kosova dhe Serbia u pajtuan në muajin mars në Ohër të zbatojnë një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por tensionet vazhdojnë të mbeten të larta. Marrëveshja Kosovë - Serbi, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe ata për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./VOA
Pasi popullsia globale arriti në 8 miliardë më 15 nëntor 2022, janë bërë parashikime të ndryshme se kur do të arr...
Kush e ndau Mitrovicën?! Ishin trupat franceze apo protagonistët e politikës vendase?! Kjo është pyetja që bëjnë t&eum...
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t'i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në...
Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje Kosovës d...
Rusia ka vendosur të shtyjë përpara planin e saj për të zhvendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, konfirmoi li...
Pjesëmarrja e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, në konferencën nd&...
Një dosje e FBI-së ka zbuluar një komplot të mundshëm për të vrarë Mbretëreshën e Britanisë &...
SERBI- Djali 13-vjeçar që vrau 9 bashkëmoshatarë dhe një roje shkolle më 3 maj krëkon të lirohet nga institucioni i ...
Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës kundër trupave ruse është duke u zhvilluar, sipas këshilltarit presidencial Mykhail...
Ndërsa zgjedhjet e Turqisë shkojnë në balotazh të dielën, 28 maj, presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpreson që votuesit n&eu...