Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Charles III do të kurorëzohet të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.
Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – do të vendoset në kokën e Charles III, në orën 11:00, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
Këngët do të dëgjohen nëpër rrugët e Londrës, bashkë me të shtëna armësh dhe fishekzjarre tjera, për të shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik prej vitit 1953.
Charles III do të jetë vetëm burri i pestë që kurorëzohet si mbret i Britanisë.
Zilet do të dëgjohen nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur të nisë ceremonia.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, e cila do të kurorëzohet si mbretëreshë, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.
Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – do të jetë vetëm ceremonia e dytë e tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.
Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e ka përshkruar ceremoninë e kurorëzimit si “moment krenar të historisë, kulturës dhe traditave tona”.
“Moment i jashtëzakonshëm i krenarisë kombëtare”, ka thënë ai.
Mirëpo, jo të gjithë mendojnë kështu.
Sondazhet e kryera në mesin e britanikëve të rinj tregojnë se emocionet ndaj mbretërisë janë të zbehura.
Ata kërkojnë që mbretëria të modernizohet, apo edhe të mos ekzistojë më fare.
Republikanët, të cilët duan një udhëheqës shtetëror, të zgjedhur prej popullit, janë zotuar se do të protestojnë me mbishkrimet “Jo mbreti im”.
Në 14 shtetet tjera, ku Charles do të jetë mbret, përveç Britanisë, pamja duket, po ashtu, e zymtë.
Xhamajka dhe Belize kanë dhënë shenja këtë javë se do të çojnë përpara idenë e shndërrimit në republika, derisa edhe Australia e Kanadaja do të mund të ndjekin atë hap.
Aktualisht, britanikët janë duke u përballur me rritje të çmimeve të jetesës, prandaj edhe pyesin pse taksapaguesit duhet të kenë barrë shpenzimet e kurorëzimit, i cili besohet se do të kushtojë mbi 100 milionë funta.
Megjithatë, turma të mëdha njerëzish kanë nisur të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham, gjatë gjithë javës.
Për një pjesë të britanikëve, familja mbretërore ka rol qendror në kulturën dhe historinë britanike.
Kurorëzimi do të ketë në qendër tri ngjarje kryesore, përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, në mbrëmjen e së dielës.
“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë Karen Chamberlain, 57-vjeçare, e cila është duke fjetur jashtë që disa ditë, për të ruajtur një vend në zonën ku do të parakalojë mbreti.
“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar kurorëzimin. Nëna ime ka ardhur në Londër më 1953. Duke qenë këtu, unë tregoj se jam krenare për monarkinë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë, përfshirë Princin Harry dhe Dukeshën e Saseksit.
Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, presidenti i Francës, Emmnauel Macron, dhe shumë të tjerë.
Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.
Sipas autoriteteve, më shumë se 11.500 zyrtarë policorë do të garantojnë sigurinë, të shtunën, në kryeqytetin britanik./rel
Një historian italian ka pohuar se ka identifikuar urën e përshkruar në sfondin e pikturës enigmatike të Leonardo da Vinç...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur akt terrorist sulmin e së enjtes afër Beogradit, ku u vranë tetë p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës kërkon mbrojtjen e publikut nga inteligjenca artificiale. Në shtëpin e Bardhë...
Senatori 60-vjeçar nigerian Ike Ekweremadu u dënua me nëntë vjet e tetë muaj burg të premten nga një gjykatë n&...
Një inxhinier softuerësh që punonte për Google mori jetën e tij në selinë qendrore të kompanisë në New ...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagos...
Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara tha se sipas të dhënave në prill, çmimet e ushqimeve u rritën për her&eum...
Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se partia e drejtuar prej tij, URA është e gatshme për zgje...
SHBA- Një vit pas mosmarrëveshjes ligjore me Johnny Depp, Amber Heard largohet nga Hollywood-i dhe zhvendoset në Madrid. Aktorja e “Aquam...
SHBA- Sateliti më i fundit i motit i Evropës, Meteosat Imazhe i Gjeneratës së Tretë, sapo ka dhënë pamjen e tij të par...