Trump apel mbështetësve para zgjedhjeve të nëntorit: Nëse humbasim, demokratët do të tentojnë të më shkarkojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, duke i nxitur që ta konsiderojnë garën sikur edhe ai vetë të ishte kandidat.
“Bëni sikur po kandidoj, ju lutem. Thjesht bëni sikur, sepse unë jam në fletëvotim”, deklaroi Trump, duke kërkuar mobilizimin e elektoratit të tij.
Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, një humbje e republikanëve mund t’u hapte rrugën demokratëve për të nisur një tjetër procedurë “impeachment” ndaj tij.
“Nëse nuk fitojmë, ata do të përfundojnë duke më shkarkuar përmes procedurës së impeachment”, u shpreh Trump.
Procedura e “impeachment” nis në Dhomën e Përfaqësuesve, ku nevojitet shumica për ngritjen zyrtare të akuzave ndaj presidentit. Çështja më pas kalon në Senat, ku për shkarkimin nga detyra kërkohet vota e dy të tretave të senatorëve.
Lexo edhe
BOTA
Piloti heroik i "Flydubai" përshkruan sulmin: Nuk do të lejoja që kaq shumë njerëz të vdisnin

448 zyrtarë të futbollit turk hetohen për baste të paligjshme

Hungaria mirëpret projektligjin e Ukrainës që forcon të drejtat e pakicës hungareze

Supë me peshkaqen, verë gjarpri dhe biftekë, dieta e çmendur e Kim Jong-un

Si stërvitet Bundeswehr-i për mbrojtjen e NATO-s?

Shpërthejnë protestat e nxënësve në Francë/ Kaos urban, kryeministri thërret mbledhje urgjente

Koreja e Jugut ‘acarohet’ me Ukrainën: Zbuloi se dy të burgosur koreano-veriorë u transferuan në Seul

Turqia ngrin pasurinë e ish-ministres të partisë së Erdoganit




