Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës?
POLITIKE

“Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron aktivistët

Përplasjet mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë rikthyer mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku tensionet kanë nisur gjatë zhvillimit të protestës. Sipas aktivistëve, policia ka penguar zhvillimin normal të tubimit, pavarësisht se protesta ishte e njoftuar dhe zhvillohej me leje. Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve, duke u kujtuar se detyrimi i […]

P
Piranjat16 November 2026, 20:07 · 1 min lexim
“Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/

Përplasjet mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë rikthyer mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku tensionet kanë nisur gjatë zhvillimit të protestës.

Sipas aktivistëve, policia ka penguar zhvillimin normal të tubimit, pavarësisht se protesta ishte e njoftuar dhe zhvillohej me leje. Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve, duke u kujtuar se detyrimi i policisë është të garantojë ushtrimin e së drejtës për protestë paqësore.

Gjatë përplasjeve janë dëgjuar thirrje dhe akuza ndaj uniformave blu, ndërsa disa aktivistë kanë kundërshtuar mënyrën sesi po trajtoheshin protestuesit.

“Është me leje protesta! Po bëni vepër penale! Mos prekni gocat me dorë!”, dëgjohet të thërrasë një prej aktivistëve gjatë përplasjes me policinë.

Ndërkohë, efektivët kanë ndjekur dhe shoqëruar disa prej aktivistëve në bulevard, duke përdorur forcën. Aktivistët e kanë cilësuar ndërhyrjen të paligjshme, duke theksuar se nuk kishte asnjë shkak që të justifikonte pengimin e tubimit paqësor.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.