Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, kemi arritur objektivat kryesore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sërish se konflikti ushtarak me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se Uashingtoni e ka arritur objektivin kryesor për ta penguar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.
Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e konfliktit në tregjet e energjisë. Ai u shpreh se rritja e çmimeve të karburanteve është e përkohshme.
“Ne e ndaluam Iranin nga zhvillimi armës bërthamore — dhe çmimet e karburantit do të bien ndjeshëm e gjithçka do të përfundojë së shpejti, në një mënyrë apo në një tjetër”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan la të kuptohet se përfundimi i konfliktit mund të arrihet përmes diplomacisë ose përmes vazhdimit të trysnisë ushtarake, duke theksuar se administrata e tij i ka në dispozicion të dyja mundësitë.
“Mund ta bëjmë në të dyja mënyrat, por është shumë e thjeshtë — në një mënyrë apo në një tjetër do të përfundojë së shpejti”, shtoi ai.
Trump foli edhe për gjendjen e kapaciteteve ushtarake të Iranit, duke pretenduar se infrastruktura e tij mbrojtëse është dobësuar ndjeshëm.
“Ata nuk kanë ushtri, nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë mjete kundërajrore”, deklaroi Trump lidhur me gjendjen ushtarake të Iranit.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Si “bandat nomade” terrorizojnë banesat e të pasurve në Londër. 50 grabitje brenda dy javësh

Arrestohet në Mal të Zi kreu i blogut rus 'Rybar', dyshime për përpjekje destabilizimi

Sulmohet aeroporti i Moskës
Turbulencat e forta plagosin 8 persona, devijohet fluturimi nga Nju Jorku për në Miami

Kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse, arrestohet në Mal të Zi





