Skandali me tunelin e Skërficës/ Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për “Piranjat”
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
Politika shqiptare njeh jo pak raste kur zërat kritikë brenda partive përfundojnë duke mbështetur pikërisht vendimet që kan&e...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një fillim të shkëlqyeshëm te Fenerbahçe, duke e justifikuar ...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka konfirmuar më 9 tetor se në vendin e tij janë arrestuar disa shtetas rusë, mes tyre edhe Mikhail Zvinchuk, themelues i rrjetit rus Rybar.
Në një postim në rrjetet sociale, Spajiq e cilësoi aksionin të suksesshëm dhe theksoi se prej kohësh është paralajmëruar se përpjekjet për veprimtari hibride dhe destabilizimin e Malit të Zi e shoqërojnë vazhdimisht rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.
“Ky nuk është momenti për deklarata të nxituara, por as për përfundime naive. Ekzistojnë indicie serioze që kërkojnë shqyrtimin e kujdesshëm të çdo gjurme dhe vlerësimin e çdo lidhjeje në një kontekst më të gjerë. Nuk do të bëjmë publike ato që duhet të mbeten në domenin e shërbimeve të sigurisë”, shkroi ai.
Sipas tij, mesazhi pas aksionit të suksesshëm të sotëm konfirmon se institucionet po e bëjnë punën e tyre.
“Mali i Zi mbron interesat e veta dhe askush nuk do ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane”, deklaroi Spajiq.
Mediat malazeze raportuan paraprakisht se Policia e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) e këtij shteti zhvilluan një aksion në Risan, të premten në mëngjes, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona që dyshohet se janë të lidhur me rrjetin rus Rybar.
Nga Rybar konfirmuan më vonë në Telegram se themeluesi i këtij rrjeti, Mikhail Zvinchuk, është ndaluar në Mal të Zi, së bashku me shtetas të tjerë rusë.
Në një postim në kanalin e tij në gjuhën angleze, Rybar tha se të gjithë të ndaluarit “qëndronin ligjërisht në Mal të Zi dhe se ishte planifikuar filmimi i Manastirit të Cetinës, për të cilin ishte paraqitur më herët një kërkesë zyrtare”.
Rybar tha se ekipi i tij është në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, e cila po punon për zgjidhjen e situatës, duke pretenduar se “nuk është shkelur asnjë ligj i Malit të Zi”.
Radio Evropa e Lirë i ka kontaktuar për koment Drejtorinë e Policisë, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Zyrën e Prokurorit, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Sipas gazetës malazeze Pobjeda, përveç udhëheqësit të Ribarit dhe gruas së tij Valerija, u arrestuan edhe tre bashkëpunëtorë të tyre. Radio Evropa e Lirë ka mësuar se Zvinchuk kishte vizituar më parë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, para se të shkonte në Mal të Zi.
Lidhur me ndalimin e Zvinchuk, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se diplomatët rusë do të hetojnë arsyet e ndalimit të tij në Mal të Zi dhe do të punojnë për të mbrojtur të drejtat e tij, ndërsa Ministria e Jashtme ruse njoftoi se po përcakton rrethanat e rastit.
Rybar është një rrjet mediatik dhe informativ rus, i themeluar në vitin 2018 nga Mikhail Zvinchuk, ish-punonjës i shërbimit për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Gjatë luftës në Ukrainë, Rybar u bë një nga kanalet më me ndikim ushtarake proruse në Telegram.
Zvinchuk është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2023, për shkak të mbështetjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përhapjes së propagandës. Bashkimi Evropian thotë se ai është anëtar i një grupi pune të formuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të koordinuar përpjekjet e mobilizimit në lidhje me luftën kundër Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë lidhur Rybar-in me operacionet e ndikimit të huaj dhe luftën informative.
Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të Siçilisë, në Itali, duke shkaktuar dëme të konsi...
Një 26-vjeçar, i cili thuhet se jeton në Kinë dhe përdor mjete të inteligjencës artificiale, mund të jetë pas s...
Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë kanë përfshirë rrugët e Belgjikës, ku sindikatat më të m&e...
Siria mund t’i bashkohet një ofensive ushtarake të mbështetur nga Arabia Saudite kundër rebelëve Huthi në Jemen duke vendosu...
Të bllokuar dhe përballë urisë, banorët e Oleskit, një qytet i vogël ukrainas jashtë Khersonit që ka qenë n&...
Aleksandër Vuçiç tregon fytyrën e vërtetë… presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin ...
Një grabitje e përmasave të mëdha ka goditur një prej prodhuesve më të njohur të verës në Itali. Shtatë p...
Një raport i publikuar nga iniciativa “Tech Against Terrorism”, e mbështetur nga OKB-ja, ngre shqetësime për sigurinë e dis...
Një unazë bronzi gati 2,000-vjeçare, e cila paraqet farin e famshëm të Aleksandrisë, është zbuluar nga arkeologët...
Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen Maltepe të Stambollit...