
Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e naftës Marinera, dikur e njohur si Bella 1 – në Atlantikun e Veriut më 7 janar. Ata e ndoqën këtë cisternë për rreth dy javë e gjysmë. Derisa po ndiqej, ajo e ndryshoi flamurin duke e marrë atë rus dhe e siguroi mbështetjen e Moskës.
Madje, sipas raportimeve, ajo u shoqërua edhe nga një nëndetëse ruse. Kjo shkallë e përfshirjes së Moskës në telashet e një cisterne në anën tjetër të botës nuk është rastësi.Radio Evropa e Lirë (REL) dhe rrjeti i saj hulumtues, Systema, zbuluan se cisterna është e lidhur me aleatë të vjetër të Kremlinit: ish-deputetin ukrainas, Viktor Baransky, dhe oligarkun moldav në arrati, Ilan Shor.
Deputeti ukrainas dhe kandidatët moldavë
Cisterna Marinera mori leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus në ditën e katërt të ndjekjes nga SHBA-ja, më 24 dhjetor 2025.Ajo ndryshoi edhe pronarin: në vend të një kompanie turke nën sanksionet e SHBA-së, pronare u bë firma Burevestmarin nga qyteti perëndimor i Rusisë, Rjazani. Ajo u regjistrua në korrik të vitit 2025 dhe prej atëherë drejtori i përgjithshëm dhe pronari i vetëm i saj është Ilja Bugaj, 39 vjeç, me origjinë nga Chita. Ai i lexoi pyetjet që “Systema dhe Radio Evropa e Lirë ia dërguan në një aplikacion mesazhesh, por nuk iu përgjigj atyre.
Bugaj drejton gjithashtu shoqërinë me përgjegjësi të kufizuara, Rusneftehimtorg, në Moskë, e cila merret me furnizime karburanti, përfshirë përmes cisternave. Ndër blerësit kryesorë të karburantit të Rusneftehimtorg-ut kanë qenë disa kompani të huaja dhe të gjitha kanë një veçori të përbashkët: ato janë në pronësi të grave që jetojnë në Moldavi.Të paktën dy gra nga ky grup kanë qenë më parë në vëmendjen e gazetarëve. Gazeta “Verstka” i quante ato kandidate në perandorinë e flotës në hije të cisternave, pas së cilës qëndron ish-deputeti i këshillit bashkiak të Odesës, Viktor Baranski. Në vitin 2021, strukturat e lidhura me Baranskin dhe holdingun e tij joformal u sanksionuan nga SHBA-ja për transportimin e naftës venezuelase.
System dhe REL-i i dërguan pyetje Baranskyt në Facebook; ai i pa ato, por nuk ktheu përgjigje të menjëhershme.
Kandidatët moldavë nuk janë e vetmja gjë që e lidh Rusneftehimtorg-un me konglomeratin e Viktor Baranskyt. Firma e drejtuar nga Bugaj ka përdorur një cisternë nga flotilja e supozuar e Baranskyt dhe ka tregtuar me një kompani të afërt me holdingun joformal të ish-deputetit. Megjithatë, te Rusneftehimtorg-u mund të dallohen edhe lidhje të tjera.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
8 Janar16:35
Moti i keq godet Stambollin, anulohen fluturimet dhe lundrimet me traget
Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Stambollin, duke shkaktuar kaos dhe panik te qytetarët. Sipas r...
BOTA
8 Janar15:01
Zelensky: Garancitë e sigurisë nga SHBA janë gati në finalizim, presim më tepër presion ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se dokumenti që përcakton garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrain&eum...
BOTA
8 Janar14:26
Sulmet ruse, mbi 1 milionë familje ukrainase pa energji elektrike
Më shumë se një milion familje në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainën qendrore janë pa ujë dhe energji elektrike pa...
BOTA
8 Janar11:22
Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë
Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë.
R...
BOTA
8 Janar10:21
Mbesa e Donald Trump: Politika është e rrezikshme, do të qëndroj larg saj
Kai Trump, mbesa 18 vjeçare e Donald Trumpit, ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjes në podcastin “Impaulsive” t&...
BOTA
8 Janar09:31
Trump jep “dritën jeshile” për sanksione më të ashpra kundër Rusisë
Pasi me sa duket e ka shteruar rrugën e bisedimeve, Trump i ka dhënë “dritën jeshile” sanksioneve më të ashpra kund&...
BOTA
8 Janar08:38
Marrëveshja midis Macron dhe Zelensky-t/ Starmer: Çdo vendim duhet të kalojë për votim në Parlament
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha sot, (7 janar), se çdo vendosje e forcave të Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në deklar...
BOTA
8 Janar08:29
Dimri mbërthen Evropën/ Kaos në trafik nga bora dhe ngricat! Anulohen fluturimet, ndërpritet edhe qarkullimi i autobusëve
Moti i dimrit po mban në kthetrat e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi...
BOTA
8 Janar08:26
Trump urdhëron tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë agjenci kyçe të OKB-së
Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë agjenc...