QKB anulon shitjen e 47% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës! (Mungon pëlqimi i BKT-së)
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...

Meghan Markle po feston përvjetorin e martesës me Princ Harry-n duke publikuar disa foto që nuk ishin publikuar kurrë më parë.
“Si sot, tetë vite më parë”, shkroi Meghan, në përshkrimin e dy postimeve në Instagram këtë të martë, më 19 maj. Në foton e parë, ish-aktorja e “Suits” dhe princi Harry shfaqen vetëm në pistën e vallëzimit gjatë dasmës së tyre, në momentin e vallëzimit të parë.
Në këtë foto, krahët e Meghan janë të vendosur rreth qafës së Harry-t, ndërsa mund të “shfletohen” momente të ndryshme nga vallëzimi i tyre. Në një prej imazheve, çifti shihet duke shkëmbyer një puthje romantike.

Seti i dytë i fotove i publikuar nga Meghan këtë të martë ofron një vështrim “pas kuintave” të dasmës mbretërore. Ajo ndau imazhe nga brenda St. George’s Chapel në Kështjellën Windsor, ku çifti po përgatitej për foton zyrtare të dasmës.

Gjithashtu, në foto shfaqet Elton John duke performuar në ceremoni, si dhe momente nga fjalimi i Harry-t drejtuar familjes dhe të ftuarve.

Imazhi i fundit i postuar nga Meghan tregon atë dhe Harry-n duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.
Harry dhe Meghan u njohën në vitin 2016 dhe pas dy vitesh lidhje u martuan në maj 2018, në një ceremoni të shumëpërfolur. Dasma shënoi fillimin e një kapitulli të ri për çiftin. Megjithatë, rreth dy vite pas martesës, ata u tërhoqën nga familja mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA, ku jetojnë prej atëherë me fëmijët e tyre, Princ Archie, 7 vjeç, dhe Princeshë Lilibet, 4 vjeçe.
“Harry është dikush që ka ndjenjë fëminore të mrekullueshme. Unë u tërhoqa shumë nga kjo dhe ai e nxori këtë edhe nga unë. Kjo është reflektuar në çdo pjesë të jetës sonë. Edhe në biznes, unë dua që të luajmë, të argëtohemi dhe të jemi krijues”, tha Meghan për bashkëshortin e saj në një intervistë për “Harper’s Bazaar” në nëntor 2025.
Meghan pohoi gjithashtu se Harry ende e do atë shumë hapur dhe plotësisht.
“Askush në botë nuk më do më shumë se ai, kështu që e di që ai gjithmonë do të sigurohet të më mbulojë shpinën”, shtoi ajo.
Meghan ashtu edhe Harry kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre që pas vendimit për të jetuar një jetë më private në Montecito, në Kaliforni të SHBA-ve.
“Më pëlqen të jetoj dhe të rris fëmijët këtu, është një pjesë e jetës sime që nuk mendoja se do ta jetoja kurrë dhe më duket sikur është jeta që nëna ime do të kishte dashur për mua”, tha pohoi princi Harry në për New York Times në dhjetor 2024.
Ai gjithashtu pohoi se fokusi i tij kryesor që prej zhvendosjes në Amerikë është të jetë babai dhe bashkëshorti më i mirë.
“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që kanë vlera dhe parime ndërsa bota po ndryshon. Por ajo që dua të më kujtohet është se ‘ai qëndroi besnik ndaj vlerave të tij dhe parimeve të tij’”, u shpreh Duka i Sussex-it.
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi sot rajonin Ica në Perunë jugore, duke shkaktuar shqetësim të madh tek popullsi...
Ky është momenti kur një nënë e fshehur në një papafingo me djalin e saj të mitur u thotë policëve "E kam vrar...
Një sulm me armë në një xhami në San Diego ka lënë tre persona të vdekur, ndërsa autoritetet amerikane po e hetojn&...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “prog...
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka deklaruar se Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar n&eu...
Bordi i Paqes, organizmi ndërkombëtar që mbikëqyr armëpushimin në Gaza, i krijuar me mbështetjen e Shteteve të Bash...
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, një raport i publikuar nga Reuters hedh dritë mb...
Dy prindër: një nënë që u bë prostitutë për të gjetur vrasësin e vajzës së saj, dhe një baba ...
Vjedhja spektakolare e bizhuterive historike të Napoleon Bonapartit nga Muzeu i Luvrit në Paris do të kthehet në një film hollivudian, ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si “liderët dhe aleatët e më...