BOTA

Votimet e vitit 2016 - Hetimi provoi se Hillary dhe FBI tentuan të manipulonin zgjedhjet

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 12:32

Votimet e vitit 2016 - Hetimi provoi se Hillary dhe FBI tentuan të

Nga James Bovard, New York Post

Prokurori Special John Durham zbuloi të hënën se si FBI dhe Departamenti i Drejtësisë komplotuan për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Raporti me 316 faqe provon se agjencia e zbatimit të ligjit u përdor për mbrojtjen e fushatës së Hillary Clinton dhe persekutimin e fushatës së Donald Trump.

Pavarësisht fakteve të qarta, shumica e medias po e trajton raportin e Durham si “një vrimë në ujë”.

Aktet e paligjshme të FBI-së shpëtuan vazhdimisht Hillary Clinton.

Fondacioni Clinton grumbulloi qindra milionë dollarë kontribute të huaja në kohën që ajo ishte Sekretare e Shtetit dhe ndihmoi në rigjallërimin e fushatës së saj presidenciale.

Raporti i Durhamit zbuloi se “zyrtarët e lartë të FBI-së dhe Departamentit vendosën kufizime në mënyrën se si u trajtua [hetimi i Fondacionit Clinton], në mënyrë të tillë që në thelb nuk kishte asnjë aktivitet hetimor për muajt para zgjedhjeve”.

Për më tepër, “FBI duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të hetuar... pranimin e dyshuar nga ana e fushatës së Clintonit të një kontributi [të paligjshëm] të fushatës që është bërë nga (një burim njerëzor konfidencial) i vetë FBI-së në emër të Insider-I dhe, në fund, të një qeverie të huaj”.

Zyrtarë të lartë të FBI-së e falën Hillary Clinton edhe duke i trajtuar shkeljet e vazhdueshme nga ana e saj të ligjeve federale në lidhje me dokumentet sekrete si gabime të paqëllimshme e të padëmshme.

Pak kohë pasi shefi i FBI-së, James Comey, njoftoi se nuk kishte akuza kundër Hillary, “Clinton dyshohet se miratoi një propozim nga një prej këshilltarëve të saj të politikës së jashtme për të lidhur Trumpin me Rusinë si një mjet për të shpërqendruar publikun nga përdorimi nga ana e saj i një serveri privat të postës elektronike”, thotë raporti i Durhamit.

Shefi i CIA-s, John Brennan informoi Presidentin Barack Obama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për “aprovimin e supozuar nga Hillary Clinton më 26 korrik 2016 të një propozimi... për të përgojuar Donald Trump duke nxitur një skandal që pretendonte ndërhyrje nga shërbimet ruse të sigurisë”.

Fushata e Clintonit ndihmoi në financimin e dosjes famëkeqe Steele, e cila bëri akuza gjithëpërfshirëse, të paargumentuara dhe të turpshme kundër Trumpit.

“FBI refuzoi ose injoroi me dashje informacione materiale që nuk mbështesin përrallën e një marrëdhënieje të fshehtë midis Trumpit dhe Rusisë”, theksohet në raport.

Ndërsa analistët e FBI-së filluan të kuptonin se dosja Steele ishte mashtrim, shefat e FBI-së urdhëruan "të mos shkruheshin më memorandume" që analizonin pretendimet e saj.

FBI më pas përdori dosjen e paverifikuar Steele për të siguruar një mandat nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme për të spiunuar fushatën e Trumpit, duke i hapur rrugën Prokurorit Special Robert Mueller dhe hetimit të tij dyvjeçar.

Anshmëria e skajshme e FBI-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ka qenë e pamohueshme për gati pesë vjet. Një raport i inspektorit të përgjithshëm në qershor 2018 ekspozoi mesazhet dhe makinacionet helmuese anti-Trump të agjentëve të lartë të FBI-së.

Por ky raport nuk bëri asgjë për të frenuar fuqinë e FBI-së për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 duke luajtur “kukafshehthi” me laptopin e Hunter Biden që mund të kishte shkatërruar shanset presidenciale të Joe Biden.

Asgjë nuk është bërë nga Kongresi apo gjykatat federale për të revokuar prerogativën e FBI-së për të rregulluar zgjedhjet e vitit 2024. Ndoshta e vetmja gjë që do të zgjonte median amerikane do të ishte betimi i presidentit të ardhshëm “në emër të FBI-së” në vend të “në emër të popullit”.

Por duke ditur nënshtrimin e medias në Uashington, ndoshta edhe vetë ata do të ngriheshin e brohorisnin për FBI-në.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?