Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e priti Vitin e Ri me një fjalim në të cilin u zotua se do të vazhdojë të punojë për një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por theksoi se një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet “me çdo kusht”.
Fjalimi 21-minutësh i natës së Vitit të Ri u mbajt ndërsa ai po përgatitej për rundin e radhës të negociatave për paqe dhe ndërkohë që forcat ukrainase goditën objektivat energjetike të Kremlinit pas intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.
Një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara është “90 për qind” e përfunduar, tha Zelensky, por udhëheqësi ukrainas paralajmëroi se 10 për qindëshi i mbetur do të jetë i vështirë dhe se do të vendosë “fatin e paqes, të Ukrainës dhe të Evropës”.
“Çfarë do Ukraina? Paqe? Po. Me çdo kusht? Jo. Ne duam t’i japim fund luftës, por jo t’i japim fund Ukrainës”, tha Zelensky në adresimin televiziv.
“A jemi të lodhur? Shumë. A do të thotë kjo se jemi gati të dorëzohemi? Kushdo që e mendon këtë gabon rëndë”.
Udhëheqësi ukrainas theksoi se do të nënshkruajë vetëm një “marrëveshje të fortë”, pasi çdo nënshkrim “i vendosur në marrëveshje të dobëta vetëm sa do ta nxisë luftën”.
Në një fjalim shumë më të shkurtër drejtuar rusëve, presidenti Vladimir Putin, i tha vendit të tij se do ta fitojë luftën në Ukrainë, ndërsa foli për fatin e Rusisë dhe unitetin e qytetarëve të saj, të cilat, sipas tij, garantojnë sovranitetin dhe sigurinë e “atdheut”.
“Uroj luftëtarët dhe komandantët tanë për fillimin e Vitit të Ri! Ne besojmë tek ata dhe te fitorja jonë”, tha Putin në fjalimin e shkurtër treminutësh, i cili u dominua nga ajo që Kremlini e quan “operacion i posaçëm ushtarak” në Ukrainë.
Një stuhi diplomatike nisi në nëntor të vitit 2025, kur presidenti amerikan, Donadl Trump, e nxiti Zleneskyn që të pranonte një propozim paqeje me 28 pika, që shumë e panë si në favor të Rusisë.
Ukraina dhe aleatët e saj evropianë, të udhëhequr nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermaniam u përpoqën që shpejt të hartonin një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që merrte më shumë parasysh interesat e Kievit, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë dhe integritetit territorial.
Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë kombëtare nga shtetet e të ashtuquajturit Koalicion të Vullnetit do të takohen në Ukrainë më 3 janar, pak para se udhëheqësit evropianë të mblidhen në Paris më 6 janar.
Koalicioni është një grupim joformal prej rreth 30 shtetesh, i udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Franca, që kanë shprehur interes për të mbështetur përpjekjet për ruajtjen e paqes në rast të një armëpushimi në Ukrainë. Nuk dihet se cilat prej këtyre vendeve do të merrnin pjesë në takime.
Zelensky bëri thirrje “mbarë botës” të ushtrojë presion ndaj Moskës dhe tha se besimi në fjalët e Kremlinit është një “dënim kundër sigurisë së përbashkët ndërkombëtare”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se shtetet evropiane dhe aleatë të tjerë do të bëjnë angazhime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës gjatë bisedimeve në Paris.
I dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, tha më 31 dhjetor se kishte zhvilluar një bisedë telefonike “produktive” me këshilltarët për sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për të diskutuar procesin e paqes.
Witkoff tha se pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu një “paketë prosperiteti” për Ukrainën dhe se Rustem Umerov, negociatori kryesor i Kievit, ishte po ashtu në këtë bisedë, së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner.
“U përqendruam në mënyrën se si t’i çojmë përpara diskutimet në mënyrë praktike në kuadër të procesit të paqes të [Trumpit], përfshirë forcimin e garancive të sigurisë dhe zhvillimin e mekanizmave efektivë të shmangies së përplasjeve, për të ndihmuar në përfundimin e luftës dhe për të siguruar që ajo të mos përsëritet”, shtoi ai./REL
Festimet e Vitit të Ri 2026 kanë lënë pasoja tragjike edhe në Gjermani. Dy 18-vjeçarë vdiqën pasi iu nënshtruan ...
Problemi themelor i politikës së jashtme për qeverinë gjermane u përmblodh së fundmi nga historiani dhe shkencëtari...
Ryshfeti i vogël mund të jetë më i rrallë në Evropën Perëndimore, por ndikimi, lobimi dhe kapja rregullatore mbeten t&eu...
Rritja reale e pagave pritet të jetë pak më e lartë në 2026 sesa në 2025 në Europë, por cilat rajone do të performo...
Policia zvicerane ka thënë se të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë lënduar pas një shpë...
Edhe pas përfundimit të luftës me Rusinë, Ukraina pritet të ketë një nga ushtritë më të mëdha dhe më...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka vlerësuar trupat e tij që luftojnë jashtë vendit si krijuese të nj...
Zohran Mamdani u betua si kryetar komune i Nju Jorkut menjëherë pas mesnatës në një ceremoni private në një stacion të b...
Presidenti amerikan Donald Trump e mirëpriti në mënyrën e tij faktin që aktori George Clooney dhe partnerja e tij Amal, “dy nga m...
Misioni i parë me njerëz në Hënë në 54 vjet, misionet hapësinore për të eksploruar hënat e Tokës dhe Mars...