POLITIKE

"Buxhet elektoral"/ Teliti: Paketa fiskale do të rrisë çmimet dhe do falimentojë bizneset

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 18:28
"Buxhet elektoral"/ Teliti: Paketa fiskale do të rrisë

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke paralajmëruar rritje të çmimeve, shtim të informalitetit dhe falimentim të mijëra bizneseve.

I ftuar në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’, me moderator Bled Markun, Teliti deklaroi se ulja e pragut të TVSH-së do të rrisë kostot për sipërmarrjet dhe do ta transferojë barrën fiskale te konsumatorët.

Sipas Telitit, ekonomia shqiptare, e karakterizuar nga informaliteti i lartë, emigracioni masiv dhe produktiviteti i ulët i fuqisë punëtore, nuk mund të përballojë masa të tjera që rëndojnë biznesin.

Ai u ndal te vendimi për uljen e pragut të TVSH-së nga 100 milionë në 50 milionë lekë të vjetra xhiro vjetore, duke theksuar se në skemë do të përfshihen dhjetëra mijëra biznese që deri më tani nuk kanë qenë subjekte të saj.

Këshilltari ekonomik i PD-së e cilësoi projektbuxhetin si një ‘buxhet elektoral’, duke akuzuar qeverinë se po përqendrohet te inaugurimet dhe bonuset përpara zgjedhjeve, në vend që të financojë reforma strukturore dhe të fuqizojë sektorët prodhues.

‘Një ekonomi si kjo e jona, me informalitet kaq të lartë, emigracion masiv, madje në nivele më të larta se në disa vende në luftë, dhe me produktivitet të ulët të fuqisë punëtore që ka mbetur në vend, nuk mund të përballojë masa të tilla si ato aktualet, që rrisin kostot për biznesin dhe fusin dhjetëra mijëra biznese të tjera në skemën e TVSH-së.

Me uljen e pragut të TVSH-së, në këtë skemë do të përfshihen dhjetëra mijëra biznese që aktualisht nuk janë subjekte të saj. Deri më sot, kufiri është 100 milionë lekë të vjetra xhiro në vit, ndërsa nga 1 janari do të ulet në 50 milionë lekë të vjetra.

Deri më sot, një biznes që realizon një xhiro ditore deri në 300 mijë lekë mesatarisht nuk lëshon fatura me TVSH. Kuponi tatimor që lëshon nuk përfshin TVSH-në. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari, të gjitha bizneset me xhiro ditore nga 150 mijë deri në 300 mijë lekë do të përfshihen në skemën e TVSH-së dhe do të lëshojnë kupona fiskalë me TVSH.

Por kush do ta paguajë këtë TVSH? Ose TVSH-ja prej 20%, apo 6% për ato pak produkte që përfshihen në këtë kategori, do të reflektohet në çmime, duke sjellë rritjen e tyre, ose do të përballohet nga norma e fitimit të biznesit. Por ne e dimë se bizneset nuk kanë më hapësirë për të ulur normat e fitimit. Ato janë në kufijtë e mbijetesës. Për rrjedhojë, barra do të transferohet te konsumatori përmes rritjes së çmimeve.

Nëse nuk ndodh as kjo, atëherë masa do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të informalitetit në ekonominë shqiptare.

Pra, kush fiton në fund të ditës nga kjo manovër? Individi dhe familja, që do të përballen me çmime më të larta? Jo. Biznesi, që do të ketë kosto më të larta? Jo.

Kush fiton? Arka e shtetit. Të gjitha këto para që do të mblidhen, sipas vetë qeverisë, rreth 150 deri në 200 milionë euro, do të shkojnë për të mbushur edhe më shumë buxhetin e shtetit.

Qeveria flet për buxhetin më të madh historik. Por çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se do të kemi një buxhet që do të mbushet me më shumë para të marra nga xhepat tanë, të konsumatorëve, bizneseve dhe qytetarëve. Nëse është buxheti më i madh historik, kjo do të thotë se është edhe vlera më e madhe historike që do të merret nga xhepat tanë.

Por për çfarë do të përdoren këto para? Për një arsim më të mirë? Nga shifrat paraprake, jo. Për më shumë ilaçe në spitale? Nga tabelat e publikuara paraprakisht nga Ministria e Financave, jo. Për subvencionimin e fermerëve? Fatkeqësisht, jo.

Ku do të shkojnë atëherë? Do të vazhdojnë të paguhen kontratat koncesionare, kontratat e luksit, tenderat pa garë dhe rrugët e dhëna me çmime pesë, tetë apo dhjetë herë më të larta se kostot e ndërtimit në Europë. Do të vazhdojnë të financohen udhëtimet me charter dhe të gjitha format e tjera të abuzimit.

Kur flet për buxhetin më të madh historik, qeveria duhet të mendojë për një buxhet që reformon Shqipërinë. Por, nëse lexon dokumentet zyrtare të projektbuxhetit të publikuara nga vetë qeveria shqiptare, nuk sheh asnjë ndryshim thelbësor krahasuar me vitin aktual. Kemi thjesht një buxhet elektoral.

Qeveria nuk mendon se si të fuqizojë sektorët prodhues, bujqësinë, arsimin apo shëndetësinë përmes financimit të tyre. Përkundrazi, ajo po ndërton një paketë elektorale, me shiritat e inaugurimeve dhe bonuset që premton të shpërndajë që në ditët e para të janarit, duke synuar të zhvillojë aktivitete dhe të bëjë atë që mund të konsiderohen si mashtrime elektorale gjatë katër muajve të parë të vitit, në periudhën parazgjedhore përpara zgjedhjeve të 9 majit 2025.

Pra, nuk kemi një buxhet që do të reformojë Shqipërinë, por një buxhet që do të marrë më shumë para nga xhepat tanë. Nuk kemi një politikë fiskale që ndihmon biznesin, por një politikë që, siç paralajmërojnë edhe dhomat e huaja të tregtisë, investitorët e huaj dhe ata shqiptarë, rrezikon të largojë edhe më shumë investimet nga Shqipëria.

Nuk do të kemi një paketë fiskale dhe një buxhet që hap vende të reja pune, por masa që do të kontribuojnë edhe më shumë në shpopullimin e vendit. Biznese të tëra rrezikojnë të mbyllen, ndërsa ato që do të përfshihen në skemën e TVSH-së do të përballen me rrezikun e falimentimit.

Fatkeqësisht, vitin e ardhshëm do të përballemi me çmime më të larta. Dhe, siç e pranon edhe vetë mazhoranca, të gjitha këto masa që pretendohet se kompensojnë njëra-tjetrën nuk mund të japin efektin e premtuar në një ekonomi me nivel kaq të lartë informaliteti.’, tha Dorian Teliti në SYRI TV.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?