Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
POLITIKE

VIDEO/ Pas përplasjes me Ramën dhe përjashtimit, Spiropali shfaqet në Kuvend pas 8 orësh seancë! Nikolla nuk e përshëndet

Pas tetë orësh nga nisja e seancës plenare, Elisa Spiropali është shfaqur më në fund në sallën e Kuvendit, në një rikthim që vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së fortë me kryeministrin Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

P
Piranjat18 November 2026, 18:14 · 3 min lexim
VIDEO/ Pas përplasjes me Ramën dhe përjashtimit, Spiropali

Pas tetë orësh nga nisja e seancës plenare, Elisa Spiropali është shfaqur më në fund në sallën e Kuvendit, në një rikthim që vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së fortë me kryeministrin Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Deputetja socialiste ka hyrë në sallë në një moment kur diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2027 vijonin, por pjesa më e madhe e deputetëve, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, ishin larguar, duke lënë pas një numër të madh karrigesh bosh.

Spiropali është drejtuar drejt vendit të saj të zakonshëm, ku është ulur për të ndjekur vijimin e seancës. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe mungesa e një përshëndetjeje nga Lindita Nikolla, e cila nuk ka shkëmbyer përshëndetje me ish-kryetaren e Kuvendit në momentin e mbërritjes së saj.

Mungesa e saj ishte vënë re që në orët e para të ditës. Spiropali nuk kishte marrë pjesë as në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, të zhvilluar përpara nisjes së seancës, ku në qendër të diskutimeve ishte projektbuxheti i vitit të ardhshëm.

Rikthimi në sallën e Parlamentit vjen pas zhvillimeve të së shtunës, 14 nëntor, kur mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së Partisë Socialiste u shoqërua me një përplasje  mes Spiropalit dhe kryeministrit Rama.

Sipas raportimeve nga mbledhja, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, pas qëndrimeve kritike që ajo kishte mbajtur ndaj mënyrës së drejtimit të socialistëve dhe disa vendimeve politike të kryeministrit.

Debati mes tyre u zhvillua përpara anëtarëve të Asamblesë, ndërsa Rama raportohet t'i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “Nuk mund t'i gjuash shtëpisë tënde me gurë”.

Nga ana e saj, Spiropali mësohet se ka mbrojtur qëndrimet e saj kritike, duke theksuar se kishte ngritur shqetësime për mënyrën e përzgjedhjes së disa ministrave dhe vendimmarrjen brenda partisë.

Përplasja u shoqërua edhe me raportime se Spiropali kishte refuzuar të largohej nga mbledhja, pavarësisht kërkesës së kryeministrit.

Megjithatë, kërkesa për përjashtimin e saj nga Partia Socialiste nuk u hodh në votim. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, konfirmoi pas mbledhjes se Spiropali vazhdonte të ishte anëtare e partisë, ndërsa raportimet e mëvonshme bënë të ditur largimin e saj nga forumet drejtuese.

Në mbledhjen e Asamblesë pati edhe qëndrime kundër përjashtimit të Spiropalit. Sipas raportimeve, Fatmir Xhafaj propozoi një masë më të lehtë disiplinore, ndërsa Erion Braçe kundërshtoi idenë e largimit të anëtarëve për shkak të qëndrimeve të tyre kritike

.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.