Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë Ukraina godet rafineritë ruse, Putin: Masat hakmarrëse janë të pashmangshme Kukësi zgjohet nën mjegull, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë, pritet rënie e çmimeve Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
SPORT

Champions League/ Luis Enrique luan kundër së kaluarës: Roma, skuadër që nuk ka frikë…

‘Roma është një skuadër që nuk ka frikë

P
Piranjat25 November 2026, 08:48 · 2 min lexim
Champions League/ Luis Enrique luan kundër së kaluarës: Roma,

‘Roma është një skuadër që nuk ka frikë. Të fitojmë ndaj saj do të jetë shumë e vështirë, do ta shihni’-kështu u shpreh trajneri i Paris Saint Germaini, Luis Enrique në konferencën për shtyp në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve, me trajnerin asturian që kthehet të luajë ndaj së kaluarës së tij.

Kampionët në fuqi të Evropës shkojnë në këtë ndeshje pas 4 fitoreve në po kaq ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, me Luis Enrique që vlerëson në maksimum verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini.

‘Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar-shtoi trajneri spanjoll-do të jetë e komplikuar sepse Roma është një skuadër që mbron në mënyrë të veçantë. Nesër do të shihni vështirësitë që do të hasim, por kemi besim se do t’ia dalim ta kalojmë presingun e tyre’.

Luis Enrique padyshim e kujtoi edhe periudhën kur ai ishte në pankinën e Romës në sezonin 2011/2012, një sezon i mbyllur në vendin e 7 dhe i shoqëruar nga kritikat e tifozëve.

‘Ai në Romë ishte një moment i rëndësishëm për karrierën time, kam kujtime të bukura, një lidhje të këndshme me qytetin’-vijoi Luis Enrique

Paris Saint Germain do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje siç janë ato të Doue dhe Kvarastkhelias, por trajneri i kampionëve të Evropës preferon të largojë çdo shqetësim në këtë pikë.

‘Pavarësisht dëmtimeve, skuadra jonë është e fortë-tha Luis Enrique-Merkato? Nuk e kemi me detyrim, do të përballojmë problemet’.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.