E PAPRITUR/ Rey Manaj zgjidh kontratën me klubin turk: Mora një ndër vendimet më të vështira

Një lajm i papritur vjen nga Turqia. Rey Manaj vendosi të ndërpresë bashkëpunimin e tij me klubin e Sivasspor. Vetë sulmuesi kuqezi e konfirmoi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se e mori këtë vendim për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të klubit dhe injorimeve të drejtuesve të Sivasspor ndaj paralajmërimeve të bëra prej tij
‘Erdha te Sivaspor me një qëllim: të ndihmoja në rikthimin e klubit aty ku e kishte vendin, në SuperLigë, dhe të jem pjesë e atij projekti ambicioz. Fatkeqësisht, skuadra dhe kushtet e nevojshme për të arritur këtë qëllim nuk u krijuan kurrë. Pas një periudhe të gjatë durimi, u detyrova të marr një nga vendimet më të vështira të karrierës sime: të ndërpres kontratën me Sivaspor. Gjatë muajve të fundit, i dhashë klubit shumë mundësi. Në disa raste, i kërkova zyrtarisht klubit që brenda 15 ditëve të përmbushte detyrimet e tij, dhe çdo herë shpresoja se situata më në fund do të zgjidhej. Për fat të keq, pagesat nuk u kryen dhe premtimet e dhëna nuk u mbajtën. Gjithmonë zgjodha t’i jepja klubit një mundësi tjetër, por durimi im nuk u respektua-thekson Rey Manaj në postimin e tij.
Sulmuesi kuqezi shtoi se ky ishte një hap që i ka thyer zemrën pasi ai ka dhënë gjithçka për Sivasspor, ndërkohë që pati një mesazh edhe për tifozët
‘Kjo më thyen zemrën. Sivaspor ka qenë shtëpia ime dhe në fushën e lojës, kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Për tifozët e Sivaspor: më keni mbështetur nga dita e parë e deri në të fundit. Dashuria dhe respekti juaj vlejnë për mua më shumë sesa mund ta shprehin fjalët. Edhe pse sot rrugët tona ndahen, Sivaspor do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe unë do të mbetem gjithmonë një mbështetës i këtij klubi. Faleminderit për gjithçka.-mbyllte postimin e tij Manaj.

Lexo edhe
SPORT
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

E bujshme në Spanjë, largohet numri 2 i La Ligas

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

NBA, Bucks ndërpresin serinë e humbjeve në transfertën ndaj Torontos

Man.City gati të shesë Haalandin për 150 milionë euro, katër gjigantë europianë në garë

Spalletti kërkon një sulmues 1m.95cm të gjatë, Scamacca objektivi kryesor i Juventusit për janarin

Portieri Owono rikthehet në stërvitje pas tragjedisë që i mori jetën sulmuesit spanjoll

Juve në kërkim të një “bomberi”, Scamacca në krye të listës





