Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së
SPORT

Alarm te Milani, dëmtohet Luka Modric: rrezikon dy ndeshjet e radhës

Milani merr një lajm të keq pas fitores 5-1 ndaj Frosinones

P
Piranjat24 November 2026, 19:02 · 2 min lexim
Alarm te Milani, dëmtohet Luka Modric: rrezikon dy ndeshjet e radhës

Milani merr një lajm të keq pas fitores 5-1 ndaj Frosinones. Luka Modric ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe rrezikon të mungojë në dy sfidat e ardhshme të kuqezinjve, kundër Olympiacosit në Europa League dhe Cagliarit në kampionat.

Klubi italian ka bërë të ditur se mesfushori kroat ka ndier shqetësime në muskulin ‘rectus femoris’ të kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fituar ndaj Frosinones. Bëhet fjalë për një problem që kërkon kujdes, ndaj prania e tij në transfertën e Athinës konsiderohet shumë e vështirë.

Gjendja e Modric-it do të monitorohet edhe në ditët në vijim, për të kuptuar nëse do të jetë në dispozicion për përballjen e së hënës së ardhshme ndaj Cagliarit.

Megjithatë, sipas planifikimit të stafit mjekësor të Milanit, objektivi është rikuperimi i plotë i kroatit për ndeshjen ndaj Parmës, që do të luhet më 6 dhjetor.

Modric nuk është mungesa e vetme për kuqezinjtë në transfertën ndaj Olympiacosit. Edhe Pavlovic pritet të mos jetë i gatshëm, pasi vazhdon të ketë probleme fizike. Në anën tjetër, ekziston mundësia që Fikayo Tomori të rikthehet në dispozicion të trajnerit për këtë takim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.