Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut?
AKTUALITET

Dalin pamjet e vrasjes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e qëllon me 3 plumba dhe largohet me monopatinë

P
Piranjat19 November 2026, 16:26 · 2 min lexim
Dalin pamjet e vrasjes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e

Janë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Luka Beqiraj në Spanjë, i cili u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa ndodhej në tarracën e një lokali brenda një kompleksi sportiv në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes.

Atentati ndodhi më 10 nëntor, pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit Playa Flamenca Sport Club. Videoja tregon momentin kur autori i afrohet tavolinës ku qëndronte 39-vjeçari nga Vlora dhe hap zjarr në drejtim të tij.

Në pamjet e shpërndara nga gazetari Artan Hoxha, dallohen edhe personat e tjerë që ndodheshin në tavolinë, të cilët largohen me vrap menjëherë pas të shtënave, në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit.

Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja me një monopatinë elektrike, ndërsa 39-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Deri në raportimet e fundit, autori vijonte të ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle. Mënyra e organizimit dhe ekzekutimit të atentatit ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një vrasje me pagesë dhe larje hesapesh.

Sipas mediave spanjolle, po verifikohen edhe lidhjet e mundshme të ngjarjes me rrjetet e krimit të organizuar që veprojnë në zonat bregdetare të Alicantes dhe Mursias. Megjithatë, motivi i vrasjes nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Luka Beqiraj nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Në vitin 2016 ai u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje.

Në vitin 2019 u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët shqiptaro-italian kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa në vitin 2020 u dënua nga drejtësia italiane me 4 vite e 6 muaj burgim për përfshirjen në veprimtari të lidhura me trafikun e narkotikëve.

E kaluara e tij kriminale është një nga elementet që po rikthehen në vëmendje pas atentatit, ndërsa hetuesit spanjollë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan në vrasjen e shqiptarit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.