Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërk...
AKTUALITET

Sekuestrohen 12.1 kg kanabis xhelatinoz në autostradën Tiranë-Elbasan, arrestohet 22-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

P
Piranjat19 November 2026, 15:20 · 3 min lexim
Sekuestrohen 12.1 kg kanabis xhelatinoz në autostradën

Një operacion antidrogë është finalizuar ditën e sotme duke çuar në sekuestrimin e 12.1 kg kanabis sativa në trajtë xhelatinoze, e cila dyshohet se ishte përgatitur për tu shitur në vendin tonë. Në kuadër të operacionit është arrestuar një 22-vjeçar me iniciale M. V., ndërsa bashkëmoshatari i tij, F. I., është shpallur në kërkim. 

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 22-vjeçari F. I. nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, braktisi automjetin dhe u largua në këmbë. Sipas hetimeve, automjeti i tij monitorohej nga një makinë tjetër, e drejtuar nga M. V., i cili u arrestua nga policia.

NJOFTIMI:

"Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Risia”.

Sekuestrohen mbi 12 kg Cannabis në trajtë xhelatinoze që ishin përgatitur për t’u shitur në vendin tonë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari që transportonte lëndën, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në orët e para të mëngjesit. Arrestohet bashkëpunëtori i tij, i cili kontrollonte itinerarin e lëvizjes së automjetit me lëndë narkotike. 22-vjeçari i arrestuar gjithashtu mbante në banesë, sasi Kokaine.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në vijim të punës operative intensive, për një rast të transportimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Risia”, në kuadër të të cilit shpallën në kërkim shtetasin F. I., 22 vjeç, dhe arrestuan në flagrancë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin M. V., të dy banues në Paskuqan.

Në orët e para të mëngjesit të datës 19.11.2026, i është bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi F. I., i cili nuk është bindur, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.  Gjatë ndjekjes, shërbimet e Policisë konstatuan se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga automjeti me drejtues shtetasin M. V., i cili u kap dhe u vu në pranga. Nga kontrolli në automjetin që braktisi shtetasi F. I. u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me 2 automjetet dhe 3 celularë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identitifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.