Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërk... Turqia planifikon universitetet trevjeçare për të nxitur martesat dhe rritur lindshmërinë Studimi/ Patatet mund të kultivohen në Hënë, janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e a... Makina përplas motorin në Vlorë, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kaloi në SPAK, Klodiana Lala: Dyshime për përfshirjen...
BOTA

Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

P
Piranjat19 November 2026, 14:48 · 2 min lexim
Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të

Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiç, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të deputetëve.

Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviç, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota.

Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri.

Pas votimit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare.

“Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Çupiç në fjalimin e tij.

“Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, shtoi ai.

Votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë u zhvillua në ditën e tretë të seancës konstituive.

Çupiq është docent në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit.

Sipas biografisë së shkurtër të publikuar në faqen e studentëve, Çupiç ka lindur më 1978 dhe është rritur në Prokuple. Ka përfunduar studimet, magjistraturën dhe doktoraturën në këtë fakultet, ku punon në Katedrën e Trafikut Postar dhe Rrjeteve. Puna e tij shkencore përqendrohet te vendimmarrja dhe optimizimi në shërbimet postare e logjistikë.

Ai është nënshkrues i nismës “Mbështetja universitare” dhe ka mbështetur protestat studentore. Në serën e tij në Sopot strehoi studentët që po ecnin drejt Kragujevcit, ndërsa më pas iu bashkua edhe vetë marshimeve të mëdha.

Krahas punës akademike, që nga viti 2017 merret me prodhimin organik të frutave dhe perimeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.