Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë
AKTUALITET

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re

P
Piranjat20 November 2026, 17:39 · 3 min lexim
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Visar Memeti, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Beograd, formimin e institucioneve të reja dhe pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria e re, e dalë nga fitorja e listës studentore. Memeti tregoi për eksperiencën e tij të parë si deputet, duke e cilësuar hyrjen në Kuvendin e Serbisë si një përvojë të veçantë dhe impresionuese.

 “Ka qenë debat i stërzgjatur, siç e ceka, tre ditë të lodhshme, mirëpo debat i stërshterur, debat koti, vetëm e vetëm për të prolonguar votimin e kryetarit të ri të Kuvendit”, u shpreh Memeti.

Memeti theksoi se deputetët shqiptarë janë të gatshëm të ulen në tryezën e dialogut me qeverinë e re, por pa hequr dorë nga kërkesat e tyre të vazhdueshme.

“Ne e kemi një platformë, e kemi nënshkruar si koalicion shqiptar dhe asaj platforme i qëndrojmë mbrapa. Jemi të gatshëm të ulemi, të bisedojmë, të bashkëpunojmë, deri diku, për qëllimet dhe të drejtat që kërkojmë prej një kohe të gjatë”, deklaroi deputeti shqiptar. Sa i përket premtimeve të listës studentore për përmirësimin e të drejtave të pakicave në fushën e gjuhës, arsimit, kulturës dhe informimit, Memeti u shpreh se deri më tani bëhet fjalë për deklarata të përgjithshme dhe jo për angazhime konkrete.

Ai vuri në dukje se në listën studentore janë përfaqësuar disa komunitete pakicë, ndërsa shqiptarët nuk kanë pasur përfaqësues.

“Duhet të jemi pak optimistë, mirëpo edhe të rrimë me këmbë në tokë, të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt dhe ditët në vijim”, tha Memeti.

Deputeti shqiptar komentoi edhe praninë e Aleksandër Vuçiçit në Parlamentin e Serbisë, pas 14 vitesh në pushtet, duke u shprehur se kishte pritur tërheqjen e tij nga politika parlamentare. Sipas Memetit, prania e Vuçiçit në Kuvend ka ndikuar edhe në zgjatjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Unë mendoj se disa prokurorë, të cilët e kanë kryer punën e tyre me dinjitet, pas humbjes së Aleksandër Vuçiçit tashmë i kanë duart më të lira dhe janë duke e kryer punën aty ku ua kishte ndaluar partia e Aleksandër Vuçiçit”, u shpreh ai për a2cnn.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.