Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale

Qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni po përballet me kritika për politikat e saj buxhetore, veçanërisht për lehtësimet tatimore ndaj të vetëpunësuarve, të cilat kundërshtarët i konsiderojnë në dëm të investimeve në shërbimet publike, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.
Koalicioni qeverisës ka paraqitur rreth 2 mijë amendamente në projektbuxhet, ndërsa vijon të jetë i ndarë për mënyrën se si do të përballojë kundërshtimet e bizneseve dhe do të sigurojë 500 milionë euro shtesë për kujdesin shëndetësor dhe masa të tjera.
Ndërkohë, tensionet janë shtuar edhe me sindikatat. Meloni kishte ironizuar më herët grevat e së premtes, duke i cilësuar ato si një justifikim për të zgjatur fundjavën.
Kreu i konfederatës sindikale CGIL, Maurizio Landini, e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke e cilësuar si “absurditet” dhe “propagandë të trashë”.
“Njerëzit duan të dëgjohen”, deklaroi Landini, duke mbrojtur të drejtën e punonjësve për të protestuar kundër politikave të qeverisë.
Lexo edhe
BOTA
Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë!

Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë

GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura

Banorët u ankuan për zhurmat në lokalin te "Komuna e Parisit", policia procedon 2 administratorët

Estonia mbyll kufirin me Rusinë





