Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, për vjedhje dhe lëndë narkotike.
Në operacionin e parë, të koduar “Reagimi”, është kapur një 34-vjeçar, i dyshuar për kërcënimin me mjet prerës dhe grabitjen e një taksisti në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit.
Ndërsa në operacionin e dytë, të zhvilluar në Portin e Durrësit, janë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohet se po transportonin fara kanabisi dhe lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, 34-vjeçari me inicialet Xh. S. dyshohet se mëngjesin e sotëm ka kërcënuar me mjet prerës një taksist 30-vjeçar, me inicialet A. Q., duke i marrë celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë reaguar menjëherë dhe kanë ushtruar kontrolle në territor, duke bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në një kohë të shkurtër.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Yellow Line”, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetasit D. Z., 27 vjeç, dhe E. K., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të një furgoni, me drejtues shtetasin D. Z. dhe pasagjer E. K., efektivët kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndët e dyshuara narkotike, paratë, furgoni dhe dy telefona celularë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë

Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala

Fqinji bllokon rrugën e përbashkët në Xhafzotaj, qytetari për Piranjat News: Më duhet teleferik për të shkuar në shtëpi!

I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni d...

Shqiptari ha një ëmbëlsirë me grerëzën brenda, përfundon në gjendje të rëndë në spital





