Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë
AKTUALITET

Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente

P
Piranjat20 November 2026, 16:22 · 2 min lexim
Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i

Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë, më 23 nëntor, në Spitalin Rajonal Memorial Fier, për shkak të dëmtimit në kavilien e majtë, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Burgjet konfirmojnë se data e operacionit është përcaktuar pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera nga mjekët specialistë. Sipas njoftimit zyrtar, Veliaj do të paraqitet në spital të dielën, më 22 nëntor, për të kryer analizat laboratorike dhe konsultat e nevojshme para ndërhyrjes kirurgjikale.

Problemet shëndetësore të tij janë ndjekur nga stafi mjekësor i IEVP Fier që prej momentit të pranimit në institucion, ku ai kishte raportuar një dëmtim të kavilies. Më 6 nëntor, Veliaj u vizitua nga një mjek ortoped i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa një ditë më pas iu nënshtrua rezonancës magnetike (MRI) dhe radiografisë së kavilies së majtë. Pas shqyrtimit të ekzaminimeve, mjekët rekomanduan ndërhyrje kirurgjikale, duke sqaruar se ajo nuk përbënte një urgjencë mjekësore.

Një tjetër konsultë me dy mjekë specialistë ortopedë u zhvillua më 18 nëntor në ambientet e burgut, ku u konfirmua mundësia e realizimit të operacionit në Spitalin Memorial Fier.

Drejtoria e Burgjeve bën me dije gjithashtu se Veliaj ka kërkuar marrjen e mendimit të një mjeku specialist të zgjedhur prej tij. Sipas institucionit, këtij mjeku i ishte krijuar mundësia të kryente një vizitë më 18 nëntor, por ai nuk është paraqitur. Megjithatë, DPB sqaron se mbetet e hapur mundësia që mjeku i përzgjedhur nga Veliaj të jetë i pranishëm gjatë procedurave paraoperatore më 22 nëntor ose gjatë ndërhyrjes kirurgjikale më 23 nëntor.

Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se do të vijojë të garantojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor për Erion Veliajn, në respekt të të drejtave dhe dinjitetit të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.