Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë! I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lap... Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë Dhuna në protesta/ Aktet normative, Bylykbashi: Nga një polici komuniteti keni prodhuar polici pushteti
AKTUALITET

Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës

P
Piranjat20 November 2026, 14:36 · 1 min lexim
Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg.

Goro kërkon gjithashtu pezullimin e vendimit për konfiskimin e një apartamenti, deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar mbi çështjen.

Në kërkesën e tij, ish-kryebashkiaku pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën dhe se gjatë gjykimit janë cenuar garancitë ligjore. Sipas tij, shkeljet nuk kanë ndodhur vetëm në Gjykatën e Lartë, por edhe në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit.

Goro kundërshton veçanërisht edhe vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili në verën e vitit 2025 rrëzoi kërkesën e tij për rigjykim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.