Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare
AKTUALITET

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

Bizneset në Shqipëri do të përballen me një detyrim të ri administrativ, i cili parashikon certifikimin e përvitshëm të aktivitetit

P
Piranjat18 November 2026, 13:56 · 5 min lexim
DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin

Bizneset në Shqipëri do të përballen me një detyrim të ri administrativ, i cili parashikon certifikimin e përvitshëm të aktivitetit ekonomik dhe vendosjen e gjobave deri në 60 mijë lekë për mosrespektimin e afateve. Në raste të caktuara, subjektet rrezikojnë edhe pezullimin e veprimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndryshimet janë pjesë e ligjit nr. 118/2026, të miratuar sëfudmi nga Kuvendi.

Ligji ndryshon procedurat e regjistrimit të bizneseve, duke i dhënë Dhomës Ekonomike Kombëtare kompetencën për identifikimin, verifikimin dhe certifikimin e Kodit të Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NVE).

Ky kod përcakton aktivitetin kryesor dhe, sipas rastit, veprimtaritë e tjera që ushtron një subjekt tregtar.

Sipas ndryshimeve, çdo biznes i regjistruar në QKB do të duhet të pajiset me certifikatën përkatëse të aktivitetit ekonomik, e cila do të lëshohet nga Dhoma Ekonomike Kombëtare.

Certifikimi nuk do të jetë një procedurë që kryhet vetëm një herë, por do të kërkojë konfirmim periodik çdo vit.

Neni i ri 43/1 përcakton se subjektet janë të detyruara të deklarojnë dhe konfirmojnë Kodin NVE, duke depozituar certifikatën e re jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit njëvjeçar të certifikatës së mëparshme.

Për bizneset që regjistrohen për herë të parë, procedura do të jetë ndryshe.

Subjekti mund të pajiset fillimisht me NIPT, edhe pa pasur certifikatën e Dhomës Ekonomike Kombëtare, por duhet ta depozitojë këtë dokument në portalin e-Albania brenda 30 ditëve kalendarike nga regjistrimi.

Nëse certifikata nuk dorëzohet brenda këtij afati, QKB-ja do ta kalojë automatikisht biznesin në statusin “i pezulluar”, deri në plotësimin e detyrimit.

Ndërkohë, për subjektet ekzistuese, që nuk janë certifikuar më parë, procedurat dhe afatet do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjoba 60 mijë lekë për mosrespektimin e detyrimeve

Ligji parashikon sanksione financiare për bizneset që nuk përmbushin detyrimin e certifikimit vjetor.

Sipas ndryshimeve në nenin 74 të ligjit për regjistrimin e biznesit, mosrespektimi i detyrimeve për konfirmimin vjetor të Kodit NVE dënohet me gjobë prej 60 mijë lekësh.

E njëjta gjobë parashikohet edhe për mosrespektimin e detyrimeve që lidhen me certifikimin dhe regjistrimin e ndryshimeve të aktivitetit ekonomik.

Përveç gjobës, subjekteve u pezullohet e drejta për të kryer veprime në regjistrin tregtar, deri në saktësimin dhe certifikimin e kodit përkatës.

Kufizimi hiqet pas depozitimit të certifikatës dhe përditësimit të të dhënave në regjistër.

Ndryshimet sjellin kështu një procedurë shtesë për bizneset, të cilat do të duhet të kujdesen jo vetëm për regjistrimin fillestar të aktivitetit, por edhe për konfirmimin e tij çdo vit.

Një element i rëndësishëm është se kompetenca për certifikimin e aktivitetit ekonomik i kalon Dhomës Ekonomike Kombëtare, ndërsa QKB-ja do të administrojë regjistrimin dhe zbatimin e masave administrative.

Kjo ngre edhe çështjen e kostove që mund të krijojë procedura e re për subjektet tregtare, veçanërisht për bizneset e vogla, në varësi të tarifave dhe mënyrës së organizimit të shërbimit.

Kur fillon zbatimi?

Megjithëse ligji është botuar në Fletoren Zyrtare, detyrimet për certifikimin e Kodit NVE dhe sanksionet përkatëse nuk fillojnë automatikisht të zbatohen.

Dispozitat kalimtare përcaktojnë se funksionet e Dhomës Ekonomike Kombëtare do të hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të ligjit të posaçëm për këtë institucion.

Gjithashtu, zbatimi i procedurave të certifikimit dhe i gjobave kushtëzohet nga plotësimi i kërkesave teknike të sistemit dhe ndërveprimi ndërmjet institucioneve.

Këshilli i Ministrave duhet të miratojë edhe aktet nënligjore që përcaktojnë mënyrën e certifikimit, afatet dhe procedurat për bizneset.

Për rrjedhojë, bizneset nuk kanë ende një detyrim të menjëhershëm për të paraqitur certifikatën e re, por me funksionalizimin e sistemit do të përballen me një procedurë të përvitshme, mosrespektimi i së cilës mund të sjellë gjoba dhe kufizime në QKB.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.