Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare “Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë... “Rrezik për sulme terroriste dhe kriminalitet në vendet me grumbullime”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë lësho... “Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë ... Karrotrecat dëmtojnë asfaltin në fshatin Tregtan, në Has Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit... Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës...
AKTUALITET

Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 vendime të paarsyetuara dhe 5 shkelje disiplinore

P
Piranjat18 November 2026, 12:28 · 1 min lexim
Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 vendime

Inspektorja/Prokurore Elsa Miha, përfaqësuese e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), ka kërkuar në seancën e sotme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të gjyqtares Ajshe Xhafa.

Në qendër të hetimit disiplinor janë 343 vendime të paarsyetuara dhe pesë shkelje disiplinore të pretenduara, që lidhen me zvarritjen e proceseve gjyqësore, cenimin e etikës, konfliktin e interesit, mospërmbushjen e funksioneve gjyqësore dhe mungesat në punë.

Sipas parashtresave të ILD-së, problematikat kanë prekur edhe çështje penale, ndërsa vonesat në arsyetimin e vendimeve kanë arritur deri në dy vite. Hetimi ka evidentuar gjithashtu raste kur gjyqtarja nuk ka kërkuar heqjen dorë nga gjykimi i çështjeve që përfshinin familjarë të saj.

Tashmë përballë kërkesës së ILD-së për masën më të rëndë disiplinore, fjalën e fundit e ka KLGJ-ja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.