Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier
Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u kap duke poseduar një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u kap duke poseduar një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se ishte përgatitur për shitje.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. R., banues në Fier, i cili rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
41-vjeçari u ndalua nga Policia teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan sasinë e dyshuar të kokainës, një pjesë e ndarë në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin qarkullonte dhe një celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 vendime të paarsyetuara dhe 5 shkelje disiplinore

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë

Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari

Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte

“Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë

“Rrezik për sulme terroriste dhe kriminalitet në vendet me grumbullime”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë lëshon alarm sigurie





