Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare “Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë... “Rrezik për sulme terroriste dhe kriminalitet në vendet me grumbullime”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë lësho... “Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë ... Karrotrecat dëmtojnë asfaltin në fshatin Tregtan, në Has
POLITIKE

Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se gjatë 14 viteve në pushtet ka abuzuar me rreth 50 miliardë euro nga paratë publike. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha kritikoi projektbuxhetin,...

P
Piranjat18 November 2026, 13:03 · 6 min lexim
Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se gjatë 14 viteve në pushtet ka abuzuar me rreth 50 miliardë euro nga paratë publike.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha kritikoi projektbuxhetin, duke pretenduar se fondet përfundojnë në duart e një grupi të lidhur me pushtetin, ndërsa qytetarët përballen me varfëri, pensione të pamjaftueshme dhe rritje të kostos së jetesës.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se ka dëmtuar procesin e prokurimeve përmes modelit KAYO, ndërsa ngriti pretendime për përfitime nga koncesionet dhe tenderat publikë. Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te çmimet e banesave dhe qiratë në Tiranë, duke theksuar se kostoja e strehimit është bërë e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Berisha: Pra ky është buxheti!

Po çfarë buxheti mor?

Buxheti që vidhet 90% sipas Kontrollit të Shtetit.

Buxheti që në 14 vite të administruar, djersë, mund, kafshatë të shqiptarëve, 67 miliardë euro.

Çfarë keni bërë? Keni vjedhur rreth 50 miliardë. Vidh e vidh!

A i keni ju ministrat tuaja me 300 apartamente, me 12 apartamente, me hipodrome, me të gjitha?

A e kuptoni ju se s'ka pasur kurrë një grup të urryer nga shqiptarët sa ç'urreheni ju? Jo mor jo! Nuk ka pasur.

A mendoni ju për ata që u kanë votuar? Që s'marrin dot ilaçet. Sepse pensionet e tyre nuk mjaftojnë as për qiranë e shtëpisë, për ujë e drita nuk mjaftojnë.

Edhe ata që kanë një banesë të tyre, nuk mjaftojnë për ujë dhe drita që paguajnë.

Për të ardhur nga Vlora në Tiranë sot, duhet paguar gjysmë pensioni. Prandaj ikën ky.

A e kuptoni ju që shkatërrohet tërësisht procesi i prokurimeve? Krijuat sistemi KAYO. Në sistemin KAYO ku Edi Rama vjedh dy të tretat, e solli edhe atë ministre shëndetësie, e solli atë dhe filloi ajo të na përgjërohej, dhe tani çfarë ka bërë? Ka vendosur atë që s'vendosi tjetra, paraardhësja e saj.

Atë që refuzoi dhe pati karakter të japë dha dorëheqjen, ajo Sala, kjo shpejt mori dhe kushërirën e nuses së Edi Ramës për të ndarë paratë me familjen dhe të sëmurët pastaj... Po, po, këto janë të vërtetat!

Dhe pastaj do të thotë: mos u merr me gratë! Me gratë që vjedhin, do merret ligji! Ai që vjedh, ai ka punë me ligjin, shkel çdo standard.

Respektin më të madh se unë nuk e ka kush për gratë. Jo.

Po figurat e tyre nuk mund të përfaqësohen nga Lubia!

Nga ajo tjetra, ku është ajo tjetra? Që edhe e dehur, vjedh. Po, po, po. Ajo e kulturës, gjoja e kulturës. Të vetmin element kulture ka vjedhjen ajo. Na del me të gjithë ato apartamente ajo. Avokatja e Tërmet Peçit t'i themi.

Pra, ku jeni? Atëherë, çfarë buxheti është ky më thoni mua?

Ky buxhet, shqiptarët i varfëron!

Ky buxhet, shqiptarët i mashtron!

Ky buxhet, është i marrë peng, i parapaguar, që në votim këtu. Sa miliarda jepni ju për koncesionet që shkojnë të gjitha në xhepin e Edi Ramës?

Po, ai i kontrollon! Jo, ti nuk i kontrollon koncesionet. Jo, jo, jo, nuk i kontrollon. As të afron ty te koncesionet, konçesionet i ka vetë, i zgjedh ata, si puna e Beqjes, si puna e atij tjetrit, Veliajt e të tjerë. Po koncesionet s'ia jep kujt ai. Aty vetëm për shëndetësinëë 300 milionë. Dhe prit sa të dalin tani me këto që do firmosë kjo tjetra, se kjo do vendosë sistemin KAYO më thonë mua tani. Po, po.

Çfarë mbetet atëherë nga ky buxhet?

Mbetet mjerimi për shqiptarët, mbetet rritja e çmimeve, rritja e madhe e çmimeve.

Fliste këtu për ndërtimin. E patë apo jo? Përfaqësuesi më i shëmtuar i klaneve më të zeza të drogës.

Po çfarë ndërtimi? Merrni shifrat, merrni statistikat! Janë ndërtuar në Shqipëri në 8 vite, 340 mijë familje shqiptare janë bërë me shtëpi të dytë. Jo me kulla! Jo, jo, shtëpi në fshatra, i kishin kasolle, ndërtuan shtëpi.

Asnjë kullë! Po sa ishte çmimi? Merrni statistikat. Sa ishte çmimi? Çmimi mesatar, thotë INSTAT-im ishte 700 euro metri katror në 2013-ën. A e dini ju këtë apo jo? 700 euro metri katror në Tiranë. Jo në rrethe të tjera.

Sot çmimi në Tiranë është 2140 euro. Çmimi mesatar. Po kush e prek dot atë?

Sa është qiraja sot në Tiranë? Na thoni pak? Po s'pyesni ju se s'keni me qira, ju grabisni, ju plaçkitni, i keni dhurata. Qiraja në Tiranë, thotë INSTAT-i, është 700 euro, është një rrogë mesatare.

Keni ju zgjedhës? Ju jo me vezë, po ju me çdo gjë duhet t'u kapin ata, t'u përzënë. A shkoni ju te zgjedhësit tuaj? Sa është qiraja, ai s'merr dot shtëpi. 700 euro! Kush strehohet dot? 700 euro dhe marrin strajcën e nisen rrugëve të botës.

Por, për xhinsin tuaj ju jo i blini, po ju paguani qiratë kudo.  Ju blini me kate!

Ju blini me prestanome!

U ka dalë nami, iu ka dalë era në mbarë Europën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.