Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare

Kryeministri Edi Rama pranoi se rritja ekonomike e Shqipërisë nuk është përkthyer në mirëqenie për shqiptarët.
Ai deklaroi pavarësisht rritjes së pagave dhe të ardhurave, shtrenjtimi i banesave, qirave dhe produkteve të përditshme po ushtron presion mbi buxhetet familjare.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama foli për zhvillimet ekonomike në vend, duke evidentuar hendekun mes treguesve të përgjithshëm ekonomikë dhe realitetit financiar me të cilin përballen familjet shqiptare.
“Shqipëria ka fituar fuqi të re ekonomike, është një mundësi e re për të bërë më shumë për njerëzit. Jemi të vetëdijshëm që një ekonomi që rritet nuk do të thotë se cdo familje e ndjen njësoj rritjen.
Zhvillimi i shpejtë, transformimi i madh sjell me vete një paradoks që tashmë e kemi të qartë falë edhe mobilizimit të qytetarëve në javët e para të qershorit. Rriten pagat, por edhe pritshmëritë. Rriten të ardhurat por edhe kërkesat.
Rritet aktiviteti ekonomik, por në tregun e banesave, në qiratë dhe çmimet e produkteve të përditshme krijohen presione të reja që ndikojnë drejtëpërdrejt në familjet e zakonshme”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro

Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit

Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës

Rama mbledh socialistët para nisjes së Kuvendit, jep ‘porositë’ e fundit

Prethi: I qëndrojmë kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën





