Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre... Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot “The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tron... Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar Horoskopi/ Një ditë plot emocione, fat dhe vendime të rëndësishme për 12 shenjat! Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or...
LIFESTYLE

Dimri 2026-2027 sjell revolucion në garderobë, vintage, transparenca dhe luks pa kompromis

Shik dhe ekstravagante janë fjalët kyçe të modës në dimrin e 2026-s dhe 2027-s

P
Piranjat23 November 2026, 08:13 · 4 min lexim
Dimri 2026-2027 sjell revolucion në garderobë, vintage, transparenca

Shik dhe ekstravagante janë fjalët kyçe të modës në dimrin e 2026-s dhe 2027-s. Nga pasarelat e New York-ut, Londrës, Milanos dhe Parisit, që janë laboratorë të vërtetë për fashion editor, tendencat flasin qartë: elegancë e vetëdijshme, garderobë solide, me elemente të së shkuarës, por edhe kontraste të forta dhe interpretime të paparashikueshme. Kjo stinë kryefjalë ka guximin, duke e bërë luksin realitet, që pasurohet dhe shkëlqen me elemente të personalizuara.

Rikthehet në qendër të veshjeve esencialja borgjeze, e pasuruar me detaje që e shpërbëjnë plotësisht look-un perfekt, duke shpalosur sensualitetin tipik të stilit. Xhaketa, “tweed”, pallto, peliçe për shpatullat, funde të drejta të gjata, veshje të plota e të bollshme, kuadrate, lule, transparenca me tantella e tyl, këmisha voluminoze, e mbi të gjitha ngjyra e dramatizim të pamjes së plotë. Një homazh i elegancës së dekadave të kaluara dhe bolerove femërore, që ishin status më vete. Dhe risjell në vëmendje modën e viteve ’50, me theksin te klasikja që nuk perëndon kurrë, por ripërtërihet.

Kërkimi tek e kaluara dhe frymëzimi nga rrymat e dekadave mbetet pikë referimi për frymëzimet aktuale, ku marrin jehonë edhe ngjyrat e forta, aksesorët e zhurmshëm të viteve ’80, për një pamje bold. Nuk lihet pas edhe stili i viteve ’90, me prerjet e ftohta të ridimensionuara, të pasuruara me stilet e tjera, duke i dhënë jetë një messy girl, pra e çrregullt, me qëllim e papërsosur, gati-gati si pa dëshirë në detaje, por e fuqishme në rebelimin estetik.

Ideja e madhe është krijimi i një look-u fleksibël, perfekt për çdo stinë e çdo rast, të përshtatshëm e mbi të gjitha të bukur. Kombinimet gjithashtu nuk i përmbahen asnjë strukture të vendosur, por vendosin bashkë linjat gjeometrike me lulet romantike, duke sjellë veshje plot karakter.

Pëlhurat janë femërore, tejet femërore, për funde e fustane, me kremra të lehtë e të derdhur, që valëzojnë në çdo lëvizje të siluetës, tafta të ndritshme, brokadë staturore, kadife zero plot ngjyra e fantazi të arta, paillette e xixa, e aksesorë madhështorë e verbues. Për festat look-u është plot dritë e ngjyrë, përshtatje ngjyrash sipas natyrës, duke e sjellë në çdo detaj.

Por edhe fustane klasike, shik, të pastra, neutrale, të buta, me tantella franceze të holla e delikate, për të vënë në pah edhe më shumë feminilitetin, që ngrihet në piedestal.

Por edhe transgresive e sensuale, e fortë dhe e dukshme, pa kaluar në asnjë moment në banalitet apo në tepricë, por “sexy chic”.

Për stinën e festave, feminiliteti bëhet stoli, ku veshja transmeton personalitetin, dritën, gëzimin, edhe me kombinime të pamenduara stilesh, ngjyrash, epokash.

Gjithashtu edhe këpucët e çantat janë një must i stinës dhe do të na shoqërojnë për gjithë vitin 2027. Origjinaliteti mbizotëron, me modele të veçanta, duke nisur nga takat e holla gjilpërë e tek ato më casual chic, me ngjyra e elemente të forta. Ndërsa çantat, bien në sy ato vintage, klasiket e bukura që dikur mbanin gjyshet në rininë e tyre, si karamele, të thjeshta në formë, plot charm, për të plotësuar një pamje që do të transmetojë class e stil.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.