“Dosja Balluku”/ Bardhi: SPAK me dy standarde! U dorëzua para Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dërgimit për gjykim në GJKKO të dosjes së ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar SPAK-un se është tërhequr përballë vullnetit politik të kryeministrit Edi Rama.
Bardhi pretendon se Prokuroria e Posaçme ka zgjedhur të mos paraqesë një kërkesë të re në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, pavarësisht se hetimet janë zgjeruar dhe në dosje janë shtuar katër akuza të reja dhe prova të tjera.
Sipas tij, SPAK ka vepruar duke iu nënshtruar arsyetimit të shumicës parlamentare, e cila më herët rrëzoi kërkesën për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.
“Edi Rama vendos për politikën penale të SPAK-ut. Me vendimet në Parlament dhe me zbatimin e tyre prej SPAK-ut, Edi Rama vendos kush arrestohet dhe kush jo”, shprehet Bardhi ndër të tjera.
Ai e cilëson këtë qëndrim si një cenim të pavarësisë së drejtësisë dhe të parimit të barazisë para ligjit. Sipas deputetit demokrat, rasti i Ballukut ka krijuar standard të dyfishtë në raport me të pandehurit e tjerë, duke përmendur në mënyrë të veçantë ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi.
Lexo edhe
POLITIKE
Lala: SPAK ka nisur dosjen “Balluku 2”, shqyrtohen tendera të tjerë

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës

Administrata Trump bllokon aksesin e Kinës në çipat e inteligjencës artificiale

Rama nuk kursehet ndaj Brukselit: Bashkimi Europian është vendi më i sofistikuar i torturës

‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash

Ja kush është Marta Kos! E akuzuar si bashkëpunëtore e UDB-së, sot në qendër të skandalit me këngën serbe kundër Kosovës

“Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërcënues…

Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm





