Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
BOTA

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve të kompanisë: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi

SHBA- Drejtori ekzeutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e etikës dhe duke deklaruar se veprimet e tij kanë lënduar familjen dhe kolegët e tij

P
Piranjat24 November 2026, 21:37 · 3 min lexim
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve të

Drejtori ekzeutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e etikës dhe duke deklaruar se veprimet e tij kanë lënduar familjen dhe kolegët e tij. Gjatë një takimi ditën e sotme me stafin, Huang mbajti një qëndrim fillimisht serioz, përpara se diskutimi të shndërrohej në një përballje me ankesa dhe kritika.

“Bëra disa gabime të tmerrshme”, pranoi ai, duke shtuar: “Isha i pabesë ndaj Lorit, lëndova fëmijët e mi dhe, sigurisht, ju lëndova të gjithëve”.     

Sipas raportimeve të mediave të huaja drejtuesi i gjigantit teknologjik tregoi gjithashtu se po ndjek psikoterapi. Ai theksoi se shkelja ishte veçanërisht e papranueshme për faktin se ishte vetë ai që kishte hartuar një pjesë të kodit të etikës së kompanisë.

Huang pranoi se veprimet e tij e kishin detyruar bordin drejtues të shqyrtonte të ardhmen e tij në krye të Nvidia-s, proces që e kishte çuar drejt dorëheqjes më 11 nëntor. Megjithatë, ai u rikthye në detyrë dhe gjatë takimit u përpoq të hidhte poshtë pretendimet se kthimi i tij ishte rezultat i ndikimit apo ndërhyrjeve politike.

Ai mohoi kategorikisht që të ishte rikthyer sepse konsiderohej një figurë e teknologjisë mbi ligjin dhe kodin e etikës. Gjithashtu, hodhi poshtë pretendimet se presidenti amerikan Donald Trump kishte ushtruar presion mbi bordin e Nvidia-s për ta rikthyer në detyrë.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, deklaroi Huang.  

Sipas tij, bordi mori vendimin pas një shqyrtimi të plotë të situatës dhe mbledhjes së fakteve. Ai shtoi se drejtuesit kishin marrë gjithashtu garanci nga administrata Trump se ai nuk përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se meritonte një mundësi të dytë.

Huang mbron stilin e tij të drejtimit

Gjatë takimit, CEO i Nvidia-s iu përgjigj edhe kritikave për mënyrën se si drejton kompaninë, duke kundërshtuar raportimet se është një shef autoritar dhe abuziv.

Ai mbrojti gjithashtu strukturën organizative të Nvidia-s, ku ka rreth 60 vartës të drejtpërdrejtë, duke kundërshtuar kritikat ndaj këtij modeli drejtimi.

Huang u shpreh se nuk beson te planifikimi i trashëgimisë në drejtimin e kompanisë, pasi sipas tij, një praktikë e tillë do të nënkuptonte se disa drejtues konsiderohen më të rëndësishëm se të tjerët.

Takimi shënoi një moment të rëndësishëm për drejtuesin e Nvidia-s, i cili, përveçse kërkoi falje për veprimet e tij, u përpoq të sqaronte edhe rrethanat e rikthimit në krye të kompanisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.