‘Institucion i narkoshtetit’/ Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit të Edi Ramës dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit të Edi Ramës dh...
Komisioni i Ligjeve është mbledhur paraditen e kësaj të hëne, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 2027 dhe pak...
Momentet dramatike para rrëzimit të Learjet60 në Florida janë kapur në dialogun e fundit që piloti i avionit pati me kullën ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar hartën e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zba...
Grupet kriminale shqiptare në Itali duket se po zgjerojnë aktivitetin e tyre përtej trafikut të drogës, duke investuar kapitalet e p&e...
Shtetet e Bashkuara po mbështesin një plan për rifillimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror rus përmes gazsjellësve q&eu...
Fantazia e “Rilindjes” së Edi Ramës për të blerë vota dhe ndikim në zgjedhje shkon përtej limiteve të njohu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strate...
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua në një zonë të banuar në Flo...
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se lufta do të përfundojë shum...

Shoqata e Mikrobirrarive kërkon ndryshimin e regjimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës, pasi norma aktuale prej 710 lekësh/HL, në fuqi që nga janari 2023, ka rritur kostot dhe ka ndikuar në tkurrjen e sektorit.
Kërkesat përfshijnë akcizë të reduktuar ose përjashtim për prodhuesit deri në 500 mijë litra në vit, lehtësim të procedurave administrative dhe trajtim të veçantë për prodhimin e përdorur në prova dhe kërkim-zhvillim. Shoqata argumenton se diferencimi fiskal lejohet nga direktiva europiane dhe zbatohet edhe në Shqipëri për verën.
Për shkak të mospërballimit të kostove dhe reduktimit të punishteve, në një letër dërguar Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, mikrobirraritë kërkojnë një regjim të diferencuar të akcizës dhe procedurave për këto biznese.
Në letrën dërguar Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Shoqata e Mikrobirrarive thekson se dyfishimi i akcizës ka tkurrur me 63% prodhimin e mikrobirrarive.
“Sipas të dhënave historike të sektorit, në vitin 2019 operonin 11 mikrobirrari me prodhim nën 500,000 litra/vit, me prodhim të përbashkët rreth 740,000 litra. Në vitin 2024 databaza e sektorit evidenton 9 prodhues të vegjël/artizanalë me vetëm 274,762 litra së bashku. Kjo nënkupton një rënie të volumit të këtij grupi prej rreth 63% në pesë vjet. Sipas vlerësimit aktual të Shoqatës (shtator 2026), numri i mikrobirrarive aktive është reduktuar më tej në rreth 5–6 subjekte.
Mbyllja ose tkurrja e një mikrobirrarie nuk përfaqëson vetëm humbjen e një subjekti. Ajo nënkupton humbje të një investimi prodhues, të një blerësi për furnitorët vendas, të vendeve të punës dhe aftësive teknike, të një taksapaguesi dhe të një produkti potencial për gastronominë dhe turizmin. Nuk pretendohet se akciza është shkaku i vetëm i këtyre mbylljeve; kostot e lëndëve të para, energjisë, financimit dhe konkurrenca kanë rol. Megjithatë, pesha e politikës së akcizës nuk mund të injorohet.
Sektori nuk kërkon ulje të standardeve të sigurisë ushqimore dhe as përjashtim nga detyrimet e përgjithshme të një biznesi të formalizuar. Kërkesa është që prodhuesit shumë të vegjël të mos trajtohen fiskalisht dhe administrativisht sikur të kishin të njëjtën strukturë dhe kapacitet me një fabrikë industriale.
Në vitin 2024 grupi i nëntë prodhuesve të vegjël/artizanalë përfaqësonte vetëm rreth 0.30% të volumit të tregut të evidentuar. Në të njëjtën kohë, numri dhe volumi i mikrobirrarive kanë rënë ndjeshëm krahasuar me 2019 dhe pjesa e prodhimit vendas në treg është tkurrur. Këto të dhëna justifikojnë, të paktën, një analizë të plotë kosto–përfitim të regjimit aktual dhe testimin e një modeli proporcional për prodhuesit e vegjël të pavarur”, theksohet në letër.
Ndër kërkesat kryesore që Shoqata e Mikrobirarrive kërkon të reflektohen në paketën e re fiskale janë:
“-Të njihen nano-birraritë deri në 100,000 L/vit, mikrobirraritë 100,001–500,000 L/vit, birraritë e mesme 500,001–2,000,000 L/vit dhe prodhimi i madh/industrial mbi 2,000,000 L/vit.
-Të analizohet përjashtimi nga akciza për prodhuesit deri në 500,000 L/vit. Nëse harmonizimi me acquis-in nuk e lejon përjashtimin e plotë, të shqyrtohet reduktimi maksimal i lejuar dhe/ose instrument mbështetës ekuivalent, i pajtueshëm me rregullat e ndihmës shtetërore.
-Birra e përdorur për prova prodhimi, analiza dhe kërkim-zhvillim, kur nuk hidhet në treg, të ketë përjashtim ose trajtim të posaçëm me dokumentim të thjeshtuar.
-Për nano- dhe mikrobirraritë, 10% të shërbejë si prag administrativ orientues për vetëregjistrim të thjeshtuar, jo si tavan; humbjet më të larta të njihen kur justifikohen teknikisht.
-Deklarime të konsoliduara, dokumentim elektronik, kontrolle sipas riskut, procedura të thjeshtuara për inventarë/asgjësim dhe rishikim të garancive e kostove fikse administrative.
-Masa të pilotohet për 2–3 vite dhe të rivlerësohet me tregues të matshëm: numër prodhuesish, punësim, investime, TVSH/tatime/sigurime, prodhim vendas, importe, eksporte dhe produkte të reja”.
Shoqata e Mikrobirrarive kërkon që trajtim fiskal i diferencuar për prodhuesit e vegjël të birrës, të mbështetet sipas Direktivës 92/83/KEE të BE-së, e cila lejon ulje të akcizës deri në 50% për birraritë e vogla të pavarura.
Si shembull përmendet Italia, që aplikon ulje 40% për prodhuesit me kapacitet deri në 10 mijë HL në vit. Shoqata kërkon shqyrtimin e përjashtimit nga akciza ose, si alternativë, reduktime dhe skema kompensimi në përputhje me rregullat europiane.
Shoqata e mikrobirarrive thekson gjithashtu se tashmë modeli i aplikimit të akcizës së diferencuar aplikohet në vend, konkretisht te produkti i verës.
“Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, birra tatohet me 744.4 lekë/HL për çdo shkallë alkoolometrike, pa diferencim sipas madhësisë së prodhuesit. Ndërkohë, për verën e qetë sistemi parashikon norma të ndryshme sipas prodhimit vjetor: një prodhues nën 10,000 HL paguan 31.455 lekë/litër për verë deri në 12.5% alkool, ndërsa një prodhues mbi 10,000 HL paguan 104.85 lekë/litër.
Ky krahasim nuk provon vetvetiu se një normë e caktuar për birrën është e padrejtë. Ai tregon se parimi i diferencimit sipas shkallës së prodhuesit ekziston tashmë në sistemin shqiptar të akcizës dhe mund të analizohet edhe për birrën”, theksohet në letrën e Shoqatës së Mikrobirrarive Shqiptare.
Ndërkohë, paketa e re fiskale nuk ka reflektuar kërkesat e industrisë.
Propozimet e paketës së re fiskale kanë mbajtur të pandryshuar nivelin e akcizës për birrat, duke mos marrë në konsideratë kërkesën e përsëritur e industrisë për ndryshime.
Nga 1 janari 2023 akciza për birrat është 710 lekë për Hl, dyfish më i lartë sesa shkalla e mëparshme. Para ndryshimeve akciza zbatohej me shkallë të ndryshme për dy fasha prodhimi. Për fabrikat me kapacitet prodhimi nën 200 mijë hl, shkalla e akcizës ishte 360 lekë për hl. Për prodhuesit me kapacitet mbi 220 mijë hl, akciza ishte 710 lekë për hl.
Më të prekurit nga ndryshimet e vitit 2023 janë mikrobirraritë e vogla./ Monitor

Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e p...
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin ...
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnj&eum...
Në ditën e 20-të të revoltës studentore, të rinjtë protestues janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, pas protest&eum...
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e org...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi &...
Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Romarjo Tahiri, është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndë...
Një protestues është përplasur verbalisht me Avokatin e Popullit, Endri Shabani, në ambientet e një lokali në Tiranë. S...
Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e SPAK për vilën në Dhërmi, që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeminist...