Dyshime për mashtrim me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro në pronësi të shtetasit me inicialet G.V., i

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro në pronësi të shtetasit me inicialet G.V., i dyshuar për përvetësimin e Fabrikës së Miellit nr. 1 në Vlorë përmes mashtrimit dhe më pas pastrimin e produkteve të veprës penale.
Sipas organit të akuzës, sekuestrimi është kryer me kërkesë të Prokurorisë, pas kallëzimit të tre shtetasve me inicialet A.C., V.Q. dhe G.Z.
Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se personi nën hetim G.V. ka përvetësuar përmes mahtrimit objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr. 1” në Vlorë, duke e regjistruar atë në emrin e tij personal dhe jo si aset të shoqërisë “P…..” sh.p.k.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, pas regjistrimit të pronës në emrin e tij, G.V. ka vijuar me tjetërsimin e një pjese të pasurisë te dy shtetas të tjerë, me inicialet K.B. dhe Xh. Ç. Për këtë arsye, ndaj tij janë ngritur dyshime edhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur sekuestron preventive mbi tetë pasuri të paluajtshme, të regjistruara në emër të G.V. dhe dy shtetasve të tjerë, konkretisht:
-Pasurinë e llojit “Ndërtesë” me sip. 950 m² ndodhur Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V;
-Pasurinë e llojit “Njësi” me sip. 923 m², ndodhur në Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
– Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 2.832 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
-Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 10.500 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
-Pasurinë e llojit “Truall” me sipërfaqe prej 2.172 m² (pjesë e objektit Fabrika e Miellit), Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;
– Pasurinë me nr.4/156 (depo nr. 1, depo nr. 2), me sip.1.263 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;
-Pasurinë nr. 4/154+1- 2/1 (një pjesë të katit të dytë të depos së grurit) me sip.127 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç.; dhe
-Pasurinë me nr. 4/158 (një pjesë trualli) me sip.25 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç.
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin

Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO

Reshjet e shiut në Shkodër, dëmtohet ura në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz

“Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokoneshin edhe tre të tjerë...





