‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin e familjes shqiptare
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ka qenë pastori Akil Pano. Gjatë bisedës me mderatorin Flav

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ka qenë pastori Akil Pano.
Gjatë bisedës me mderatorin Flavio Qarri ai ka trajtuar situatën e përplasjes në kushtetuese të problemit të gjinisë. Sipas Panos ‘77 kartonat e sektit te rilindjes miratuan nja ligji që synon shkatërrimin e familjes shqiptare’.
Flavio Qarri: Duket se situata ka shkuar në kushtetuese një vit nga miratimi i atij ligji famëkeq. Ka qenë një ligj i cili duket se krijoi edhe ndarje në nivel global mes njerëzve nëse ishin pro apo kundër asaj ndërhyrje të llahtarshme. Ne Shqipëri u duk sikur nuk e kuptuam. ngjante pak me ato ligjet e kohës së turku, kur sulltani do bëjë punën e vete e ne do vazhdojmë jetën me doket dhe traditat tona. A mendoni se ka patur një situata të tillë moskokëçarëse publiku.
Akil Pano: Në fakt për hir të së vërtetës është bërë një sensibilizim mbi bazë të gjera nga Koalicioni shqiptar pro familjes nga grupe të tjera të interesit për opinionin publik, falë edhe jush, medias tuaj që na kanë dhenë një dritare për të komunikuar nevojën imediate që ne kemi në Shqipëri për të mbrojtur elementet dhe nocionet bazë të jetës dhe lirisë. Ligji për barazinë gjinore, prek çështje të cilat në thelb kur e mendon thua se si është e mundur që këta zotërinjtë e rilindjes janë kaq të guximshëm që të shkojnë deri tek ndërhyrja kirurgjikale në kulturën tonë, në gjuhën tonë, në gjuhën e ligjit dhe shkrimit, tek kurrikulat e fëmijëve tanë në shkolla, tek heshtjet gjyqësore, tek liria e medias, liria e fesë.
Është një ligj që ka 40 nene të caktuar i maskuar shumë bukur nën termin barazi gjinore se kur e mendon brazia është një nga nocionet me romantike te jetës dhe botës. Edhe komunistët kur erdhën në pushtet me konceptin e barazisë erdhën dhe shumë njerëz e kanë kuptuar nocionin mbi barazinë e burrë e grua sidomos para ligjit. Ndërkohë që nuk është ky rasti. Ligji i Barazisë gjinore synon shkatërrimin e familjes shqiptare, synon ideologjizimin e fëmijëve shqiptarë. Pra fëmijë djem të cilët kanë lindur bilogjikisht djem do të kenë hije dyshimi mbi identitetin e tyre gjinor, përkatësinë e tyre gjinore sepse dikush do të shkojë e do ti thotë mbase jeni vajza që jeni lindur në trupat e gabuar. Dhe kjo është një histori që në fakt të cilët e kanë zënë kohë me parë në SHBA, në Kanada, në Evropën perëndimore. Neve në këtë kohë, pra disa vite më parë na kontaktonin prindër shqiptar që kishin probleme me rritjen e fëmijve të tyre në shkolla publike të sistemit të edukimit sepse u induktohej fëmijëve një ideologjizim gjinor. Dhe thoshin se e vetmja strehë që kishin në mbrojtjen e fëmijëve është Shqipëria.
Dhe tani kur Shqipëria vjen në këtë fazë kur 77 kartonat e sektit të rilindjes e votuan ligjin e barazisë gjinore që është pikërisht ky ligj që i çon fëmijët drejt projeksionit të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe për ndryshimin e gjinisë. Me lejoni tu kujtoj se vetëm dy muaj më parë në mos gaboj ne trajtuam në debatet televizive urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar QSUT për inicimin e terapive hormonale që do të çonin drejet asaj historisë së ndryshimit të gjinive dhe kjo do të ndodhte me fëmijët nga mosha 13,5 vjeç deri 18 vjeç. Pra shikoni absurdin që ndodh ne Shqipëri. Ndërkohë që Shqipëria zien nga protestat zotërinjtë janë të zënë me problemin e implementimit të ligjit....
Lexo edhe
POLITIKE
Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: 10 kërkesa për protestat dhe të drejtat e qytetarëve

KLSH zbulon shkeljet në Fier/ Baçi: Subashi sfidon ligjin, bashkia zhytet në korrupsion dhe nepotizëm

Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës

Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për qeverinë





