Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokon... Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evr... EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ... Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve Nga Napoli te Cagliari, Caprile flet për Shqipërinë dhe të ardhmen me Italinë Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci “Smart City” në shkolla, kamerat me AI monitorojnë nxënësit, raporti zbulon mangësi serioze në siguri dhe p... Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë” Kina, siguria, tarifat! Tre ditët e Trump në një Azi të shqetësuar CNN: Dyshime për plan iranian sulmesh me bombë radiologjike dhe armë kimike, në shënjestër zyrtarë të Trump...
AKTUALITET

Reshjet e shiut në Shkodër, dëmtohet ura në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut Shkodër. Sipas

P
Piranjat17 November 2026, 10:11 · 2 min lexim
Reshjet e shiut në Shkodër, dëmtohet ura në Shalë,

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut Shkodër.

Sipas informacionit të Prefekturës, situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, ndërsa janë evidentuar dëmtime në infrastrukturë dhe rrëshqitje dherash në disa akse rrugore.

Në Bashkinë Shkodër, si pasojë e rritjes së prurjeve të përrenjve, është dëmtuar ura në Grykën e Nërshqemit, në fshatin Breg Lumi, Njësia Administrative Shalë.

Ndërkohë, në Bashkinë Fushë-Arrëz janë konstatuar rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa akse rurale.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Në bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës nuk raportohen problematika. Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qarkut janë regjistruar rreth 65 milimetra reshje shiu.

Prefektura bën me dije se nivelet e lumit Drin dhe të liqenit vijojnë të jenë nën kuotat e riskut, ndërsa hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri.

Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në rast problematikash.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.