Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ... Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve Nga Napoli te Cagliari, Caprile flet për Shqipërinë dhe të ardhmen me Italinë Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci “Smart City” në shkolla, kamerat me AI monitorojnë nxënësit, raporti zbulon mangësi serioze në siguri dhe p... Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë” Kina, siguria, tarifat! Tre ditët e Trump në një Azi të shqetësuar CNN: Dyshime për plan iranian sulmesh me bombë radiologjike dhe armë kimike, në shënjestër zyrtarë të Trump... Njihuni me “surprizat” e motit për sot Transporti i nxënësve pa kontrata, zbulohen tarifat e fryra dhe kompensime të paligjshme
AKTUALITET

EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal

Një 49-vjeçar i akuzuar si një prej financuesve dhe negociatorëve të trafikimit të 485 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi i shtetasit Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, u realizua në kuadër të operacionit […]

P
Piranjat17 November 2026, 09:55 · 2 min lexim
EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja

Një 49-vjeçar i akuzuar si një prej financuesve dhe negociatorëve të trafikimit të 485 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi i shtetasit Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, falë koordinimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit.

Sipas hetimeve, 49-vjeçari dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka pasur rolin e një prej financuesve dhe negociatorëve të trafikut të 485 kilogramëve kokainë. Sasia e drogës u zbulua nga Policia në vitin 2022, e fshehur në thasë me pleh kimik, në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ekstradimi u krye në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.