Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Në zonën e Gjirokastrës,mjegulla e dendur,mëngjesin e sotëm ka krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.
Prania e mjegullës në rrugët kombëtare Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër-Kakavije ka qenë shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Kufizimi i pamjes për shoferët ka bë rë që mjegulla të krijojë vështirësi për trafikun rrugor.
Problematike ka qenë situata edhe për qarkullimin e automjeteve në rrugët e brendshme të qytetit dhe rrethinat ndërsa segmentet rrugore kanë qenë të mbuluara nga mjergulla.
Policia Rrugore ka rritur praninë e saj në rrugët kombëtare në Gjirokastër.
Blutë e qarkullimit apelojnë që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për evitimin e problemeve që krijon mjegulla e dendur dhe parandalimin e aksidenteve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë

“Smart City” në shkolla, kamerat me AI monitorojnë nxënësit, raporti zbulon mangësi serioze në siguri dhe privatësi

Banka Botërore: Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH, sjell 3,551 vdekje të parakohshme në vit

Çfarë do të ndodhë me monedhat e huaja? Kursi i këmbimit

Njihuni me “surprizat” e motit për sot





