Dyshohet se i dha vilën Belinda Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Një ofertë e pretenduar prej 1 miliard dollarësh, në këmbim të ndalimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabis&eu...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi&...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet m&eum...
Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi ...
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë h...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. Carapuli është zyrtarisht nën hetim për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për vilën luksoze në Dhërmi, që dyshohet se është përfituar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Sipas SPAK, Carapuli është biznesmeni i lidhur me Ballukun, e cila dyshohet se ka përfituar një vilë luksoze në kompleksin turistik “White Rocks”, në Gjilekë të Dhërmiut. Dyshimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me një tender të përfituar nga kompania “Eurocol” sh.p.k. në kohën kur Balluku drejtonte Albcontrol.
Sipas hetimeve, vila dyshohet se është dhënë si përfitim i parregullt në këmbim të favorizimit të kompanisë në procedurën e tenderimit. Pasuria në fjalë ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, në Dhërmi, dhe ka numrin F6. Në njoftimin e saj, SPAK bën me dije se nga hetimet rezulton se Belinda Balluku, në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a., dyshohet se ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt nga shoqëria “Eurocol” sh.p.k.
“Përfitimi i parregullt”, sipas Prokurorisë së Posaçme, vlerësohet në 145 mijë euro dhe konsiston në pasurinë e paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6 në resortin turistik “White Rocks”, në Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.
Paraqitja e Carapulit në SPAK vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se i kishte komunikuar akuzat për pastrim parash ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Sipas dyshimeve të SPAK, Tare ka fshehur në emrin e tij vilën luksoze që lidhet me Belinda Ballukun.
Pandeli Carapuli është pronari i vilave në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, ku ndodhet edhe pasuria që është bërë objekt i hetimit.
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi&...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet m&eum...
Në majin e vitit 1954, gazeta e diasporës shqiptare në SHBA “Shqipëria” botoi një histori që për shumë emigr...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë. Ndërkoh&...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se Prokuror...
Grida Duma ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë ditës së sotme, pas lajmeve që qarkulluan në media...
Kjo është turistja 25-vjeçare, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në Durrës. Ajo u gjet pa shenja jete n&...