Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën 3-muajshe, del para gjykatës 65-vjeçari

Brahim Demiri, 65-vjeçari i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, është paraqitur këtë të hënë para gjykatës, pas arrestimit. Ai dyshohet për vrasjen e djalit të tij, Adonis Demiri, 27 vjeç, dhe mbesës së tij vetëm tre muajshe, të cilët u gjetën të pajetë në një banesë mëngjesin e 1 nëntorit.
Sipas Policisë së Kosovës, informacioni për dy persona të pajetë në banesë u mor rreth orës 08:47. Në vendngjarje mbërritën njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipet mjekësore, të cilat konstatuan vdekjen e të dy personave.
Pas hetimeve fillestare, 65-vjeçari u arrestua si i dyshuar për përfshirje në ngjarje dhe u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
Trupat e viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Lexo edhe
KOSOVA
Tentoi të qëllojë më armë një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë

Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt

Tragjedia me dy viktima në Gjilan, arrestohet i dyshuari, reagon Gërvalla: Hetim i plotë

Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!

Gjilan/ Gjenden të vdekur në banesë 27-vjeçari dhe një foshnjë

‘Ndihem e rrezikuar’/ Del letra tjetër e Arlinda Zekajt para vrasjes

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit/ Analiza: Sa e sigurt është Kosova?

Sot do të mbahet protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt





