EDITORIAL

Editorial/ Flori, Dojna dhe Besi në skenë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 20:45

Editorial/ Flori, Dojna dhe Besi në skenë

DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet me emigrantë. Me anije, avionë apo makina të mbushura plot me dhurata, ata rikthehen. Por më shumë se dhuratat, ata janë të ngarkuar me një mall shumë të madh për Shqipërinë dhe për njerëzit që kanë lënë pas.

BESI: Ajo që ndiejmë disa nga ne, që nuk presim të na vijë njeri, është ngarkesa. Rëndohet trafiku, rrugët mbushen me makina me targa të huaja, dëgjohet ajo shqipja e përzier me italisht, greqisht apo anglisht dhe ne, të ngarkuar nga hallet tona, fillojmë të ankohemi.

FLORI: Ardhja e tyre është ai moment i rrallë kur takohen dy botë: ata që do të donin të iknin ose nuk ikën dot kurrë, me ata që patën kurajën të ikin dhe që kthehen çdo dhjetor për një ritual të përvitshëm.

DOJNA: Ne jemi një vend ku emigrantët nuk janë thjesht njerëz, por edhe investitorë që mbajnë gjallë ekonominë e shumë familjeve. Nëse duam t’i lexojmë emigrantët si shifra, ata përbëjnë rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse duam t’i shohim si shpëtimtarë, shumë familje shqiptare nuk do të mbijetonin dot pa paratë që ata dërgojnë.

BESI: Paratë e emigrantëve janë një lumë që nuk ndalet… Herë të pastra, herë të pista, herë në të zezë e herë në të bardhë, herë me djersë e herë me gjak… por pa këto para, shumë familje do ta kishin të pamundur të mbijetonin.

FLORI: Ata dërgojnë para në këtë vend, mbajnë ekonominë dhe nuk marrin mbrapsht asgjë, përveç gjobave të policisë dhe mallkimeve të disa inatçinjve që thonë: “Ja vijnë këta dhe bëhet trafik…”. Përveç miqve, shokëve dhe familjarëve, kush në këtë vend i respekton ata? A ka Shqipëria realisht një strategji për t’i mbajtur afër?

DOJNA: Është kohë festash dhe Shqipëria mbushet me emigrantë. Por jo të gjithë emigrantët kthehen. Disa prej tyre kalojnë një vit, dy, madje edhe tre pa ardhur… derisa vendosin të mos kthehen më.

FLORI: Ne nuk e vëmë re menjëherë mungesën e tyre, por festat tona e ndiejnë boshllëkun dhe humbin diçka nga magjia e tyre.

BESI: Pse? Pse disa vendosin të mos kthehen më? Çfarë ka ndodhur? Çfarë u dhemb aq shumë, sa nuk duan ta shohin më këtë vend?

DOJNA: Kthimi i emigrantëve mund të jetë edhe një ngarkesë, sepse sjell zhurmë, rrëmujë dhe përplasje me realitetin. Por në të njëjtën kohë është një plotësim shpirtëror, sikur dy gjysma të një molle ribashkohen për pak ditë.

FLORI: Pa ta, këto festa do të ishin shumë më bosh, sepse kur ata janë këtu, përtej remitancave dhe nostalgjisë, Shqipëria ndihet për herë të parë si një vend i plotë, me energji të bashkuar.

BESI: Pastaj festat mbarojnë… Bredhat dhe zbukurimet hiqen dhe emigrantët largohen sërish për t’u kthyer atje ku kanë ndërtuar jetën e tyre.

FLORIAN BINAJ: Ata ikin me kokën pas, duke marrë me vete kujtime, përqafime dhe një copëz të Shqipërisë që e mbajnë brenda…

DOJNA MEMA: Dhe ne mbetemi këtu, me një pjesë të shpirtit tonë që largohet bashkë me ta, deri në dhjetorin tjetër… me shpresën që të kthehen.

DOJNA: Gjithmonë e hapim emisionin me një investigim që ka lidhje me një ngjarje apo temë aktuale…

FLORI: Që zakonisht është një skandal qeveritar, abuzim, padrejtësi, dhunë apo mashtrim… Për shembull, sot mund ta kishim hapur me çokollatat dhe biskotat e famshme që i paskan kushtuar AKSHI-t 10 milionë euro…

DOJNA: Pra, i bie që të kenë ngrënë 1 milion çokollata për tre vjet… Çfarë kanë brenda këto çokollata që kushtojnë aq?

BESI: Serverat e qeverisë punojnë me vafera, në vend të hard disqeve.

FLORI: Po nuk i kanë ngrënë të gjitha këta tanët… do t’i kenë ngrënë edhe ata iranianët që e kanë bërë AKSHI-n si oborrin e tyre… hyjnë në e-Albania, marrin të dhënat, marrin çokollatat dhe ikin…

DOJNA: Përveç çokollatave, mund ta kishim hapur programin sot edhe me 300 apartamentet e Florian Binajt…

BESI: Ose me 234 milionë eurot e Dojnës…

FLORI: Ose me koleksionin e shisheve të verës miliona euro të Besit…

BESI: Unë mbaj vetëm koleksion dhallësh. Por sonte, sonte do ta nisim ndryshe. Do t’i japim rëndësi vetes.

FLORI: Sonte, si rrallëherë, do të “investigojmë” vetë investiguesit – piranjat tona, mbi supet e të cilëve ngrihet e gjithë kjo ndërmarrje gazetarie dhe qytetarie.

DOJNA: Sot i kthejmë kamerat nga njerëzit që zakonisht nuk bëhen tituj lajmesh, por që janë arsyeja pse titujt ekzistojnë./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 22 Dhjetor11:42

Korrupsion nga minuta 1!

Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...

EDITORIAL 19 Dhjetor21:46

Monolog – Bes Kallaku

Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë