EDITORIAL

Korrupsion nga minuta 1!

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 11:42
Korrupsion nga minuta 1!

Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të bënte me shtetin ligjor apo meritokracinë, por me riciklimin e pushtetit në duart e një rrethi të ngushtë njerëzish të lidhur nga interesa financiare. Institucionet u trajtuan si plaçkë lufte, jo si struktura në shërbim të qytetarëve. Drejtësia u mbajt peng, administrata u politizua dhe ekonomia u orientua drejt monopoleve dhe oligarkëve të lidhur me qeverinë.

Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se çdo analizë tjetër realitetin e qeverisjes aktuale. Nuk kemi të bëjmë me një pushtet që u devijua me kalimin e viteve, por me një qeveri e cila që nga minuta e parë u ndërtua mbi pazare, klientelizëm dhe kapje të shtetit. Korrupsioni nuk ishte aksident, por plan, jo pasojë, por themel.

Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të bënte me shtetin ligjor apo meritokracinë, por me riciklimin e pushtetit në duart e një rrethi të ngushtë njerëzish të lidhur nga interesa financiare. Institucionet u trajtuan si plaçkë lufte, jo si struktura në shërbim të qytetarëve. Drejtësia u mbajt peng, administrata u politizua dhe ekonomia u orientua drejt monopoleve dhe oligarkëve të lidhur me qeverinë.

Sot, pas 12 vitesh qeverisjeje, askush nuk mund të flasë më për “raste të izoluara”. Korrupsioni është bërë metodë qeverisjeje. Nga tenderat publikë te koncesionet, nga infrastruktura te energjia, nga shëndetësia te arsimi, modeli është i njëjtë: pak transparencë, shumë dyshime dhe zero përgjegjësi. Çdo skandal i ri nuk e trondit pushtetin, sepse ai është ndërtuar për t’i mbijetuar skandaleve, jo për t’i parandaluar ato.

Rastet e fundit të denoncuara publikisht vetëm sa e përforcojnë këtë tablo. Emra të lidhur ngushtë me qeverinë, si Ergys Agasi, janë përmendur në afera dhe marrëdhënie të dyshimta që tregojnë se pushteti real nuk ushtrohet gjithmonë nga zyrtarët formalë, por nga njerëz në hije, të paprekshëm nga ligji.

Po ashtu, ministrja Balluku është kthyer në simbol të një modeli qeverisjeje ku projektet miliardëshe, koncesionet dhe vendimmarrjet strategjike shoqërohen me mungesë transparence dhe dyshime serioze për favorizime.

“Nuk është pushteti që korrupton, është fytyra e vërtetë e çdo personi, e cila shfaqet kur ai nuk ka më frikë nga pasojat.", kështu ka thënë aktori Anthony Hopkins.  Dhe kjo qeveri nuk ka frikë, sepse për vite me radhë ka ndërtuar një sistem mbrojtjeje: institucione të kapura, media të blera, administratë të frikësuar dhe një parlament që rrallëherë guxon të ushtrojë kontroll real. Kjo është arsyeja pse skandalet përsëriten dhe emrat riciklohen, ndërsa qytetarët paguajnë faturën përmes varfërisë, emigrimit dhe humbjes së shpresës.

Është tragjike dhe njëkohësisht ironike që një popull si yni, i cili ka arritur të ruajë gjuhën, identitetin dhe qenien e tij për mijëra vjet, duke përballuar pushtime, perandori, dhunë dhe përpjekje për shuarje kulturore, sot rrezikon të shuhen jo nga armiku i jashtëm, por nga keqqeverisja dhe korrupsioni i brendshëm. Një komb që mbijetoi duke ruajtur gjuhën dhe traditat e veta, sot po shkatërrohet nga varfëria, padrejtësia dhe emigrimi masiv. Nuk është lufta që po na merr vendin; është korrupsioni i pushtetit dhe mungesa e përgjegjësisë. Në vend që të ofrojë mbështetje dhe shpresë, qeveria e korruptuar po e bën të pamundur jetesën, duke e shtyrë një brez të tërë drejt largimit sepse nuk shohin të ardhme në një vend ku suksesi nuk varet nga puna, por nga lidhjet. Dhe kështu, populli ynë po shuhet në heshtje, ndërsa historia e gjatë dhe krenaria e ruajtur me shekuj rrezikon të humbasë kuptimin e vet. Kjo është forma më e rrezikshme e shuarjes: ajo që ndodh pa zhurmë, por me pasoja që do të ndihen për dekada.

Bizneset e ndershme shtypen nga konkurrenca e pandershme e klientëve të pushtetit. Shtresa e mesme tkurret, ndërsa propaganda për “zhvillim” nuk mbulon dot realitetin e përditshëm të qytetarëve.

Në këtë sfond, protesta e sotme, në orën 18:00, nuk është thjesht një akt opozitar, por një reagim qytetar ndaj një modeli të konsumuar dhe të rrezikshëm. Ajo është një “jo” e fortë ndaj normalizimit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Është një kujtesë se pushteti buron nga qytetari dhe se asnjë qeveri nuk ka mandat për të vjedhur besimin publik.

Por kjo protestë është edhe një provë për opozitën. Nuk mjafton të denoncosh një qeveri të korruptuar; duhet të dëshmosh se je ndryshe. Opozita ka detyrimin të shfaqet e bashkuar, serioze dhe e përqendruar te interesi publik. Përçarja, konfliktet e brendshme dhe garat e vogla personale janë dhuratë për një qeveri që ka jetuar gjithmonë nga dobësia e kundërshtarit.

Thirrja për partitë e vogla opozitare është e qartë: ky nuk është moment për izolim, por për bashkim. Historia nuk i fal ata që, në momente vendimtare, zgjodhën të qëndrojnë anash. Një front i përbashkët kundër korrupsionit nuk është zgjedhje taktike, por domosdoshmëri morale. “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.”

Qeveria e korrupsionit që nga minuta e parë mund të sfidohet vetëm nga një shoqëri që refuzon të heshtë dhe nga një opozitë që refuzon të përçahet. Protesta e sotme duhet të jetë fillimi i një presioni të vazhdueshëm, jo një shpërthim i përkohshëm zemërimi. Sepse korrupsioni nuk largohet me fjalë të forta, por me vullnet politik, unitet dhe guxim qytetar.

Sot, në orën 18:00, nuk protestohet vetëm kundër një qeverie, por kundër një modeli që ka dështuar që në sekondën e parë. Dhe historia, herët a vonë, e ndëshkon çdo pushtet që ndërtohet mbi korrupsionin.

miri lika

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 19 Dhjetor21:46

Monolog – Bes Kallaku

Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë