Kërcënon Irani: Asnjë pikë nafte apo gaz natyror nuk do të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...

Unë jam Rezart Veleshnja. Sot, pas kaq kohësh larg ekranit, mendoj se ka ardhur koha t’ju tregoj diçka që s’e kam thënë dot më parë. Unë kam qenë viktimë e suksesit tim. E di që tingëllon si justifikim, por nuk është. Është e vërteta.
Ata që e kanë provuar, e dinë: pesha e famës është e rëndë. Sidomos kur je i ri. Euforia të merr me vete — njerëzit të flasin në rrugë, të ndalojnë, duan foto, duan të ulesh nëpër tavolina me ta. Dhe ty të pëlqen. Të pëlqen kur të adhurojnë.
Por ajo që nuk kupton në atë moment është se, kur je në televizor… disa njerëz duan të të përdorin.
Jo të gjithë — por disa. Sidomos ata që merren me botën e drogës. Ata kanë interes të përfshijnë njerëz të artit, të sportit, të politikës. Jo se u duhen këta njerëz… por u duhet fama e tyre. U duhet për ta shitur jetën e tyre si “normale”. Për t’i thënë rinisë: ja, kështu jetojnë të gjithë.
Dhe ti e beson. Pa e kuptuar.
Të thonë, “Kështu është jeta e artistit, jeta e showbizit, jeta e televizionit. Të gjithë marrin. Edhe filani… edhe filania.”
Dhe ti bie brenda. Sepse atëherë nuk e shikon dot që këta njerëz nuk të duan ty — duan të reklamojnë veten e tyre përmes teje. Kam kaluar disa vite në Hollandë. E dini që Hollanda është një nga pikat kryesore të hyrjes së drogës në Europë? Roterdami. Vetëm se rinia holandeze nuk është e varur nga droga si rinia shqiptare.
E kam pyetur veten shpesh, pse?
Edhe porti i Durrësit sot nuk ngelet pas Rotterdamit… Por ne nuk kemi prindërit holandezë. As shkollat holandeze. As mundësitë holandeze.
Çfarë po i ofrohet rinisë shqiptare? Çfarë mundësish ka një i ri që të mos e mbysë depresionin me drogë? Që të mos i mbajë gjallë ëndrrat me pluhur të bardhë? Kostot e famës janë të mëdha. Morale, familjare, personale. Dhe kur ikën nga ekrani, ata njerëz që dikur të merrnin për krahu, që thonin “je i yni”, zhduken. Nuk u duhesh më. Nuk të kërkon njeri. Sepse nuk të kanë dashur ty — kanë dashur statusin tënd.
Dhe kur statusi fiket… ti sheh se e vetmja gjë që mbetet është familja. Shpesh, familja është e vetmja gjë që të mban.
Kam një mesazh për artistët që sot janë në atë rrugë ku isha unë, për brezin tim apo për të rinjtë që sapo po nisin. Kur ngrihesh vetë, kur e prek famën, do shohësh shumë njerëz që duan të përfitojnë prej teje. Do të të thonë se “kështu është jeta”, “kështu bëjnë artistët”.
Mos u beso.
Sepse nesër mund të jesh edhe ti ai që do ta tregojnë me gisht. Siç më treguan mua. Vetëm se unë vendosa ta them vetë. Sepse më mirë e vërteta ime — sesa versionet e tyre për mua./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
DOJNA: Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...
Nëse energjia e debatit publik konsumohet vetëm në nyjet ku ngecin juristët mbi procedurat e pezullimit të zv/kryeministres, nuk mbetet...
Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim p&...
Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...
Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...
Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të një...
Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...
Nga Florjan Binaj Sot në mëngjes, në rrugën e Elbasanit, trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazh...
Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...
Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...